IBM, stop shitjes së programeve të njohjes së fytyrës për qëllime të përgjithshme - Business Magazine Albania

IBM, stop shitjes së programeve të njohjes së fytyrës për qëllime të përgjithshme

IBM njoftoi ndërprerjen e shitjes së programeve të njohjes së fytyrës për qëllime të përgjithshme dhe deklaroi se ishte kundër përdorimit të çdo teknologjie për qëllime të mbikëqyrjes masive, profilimit racor, shkeljeve të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Arvind Krishna, e bëri të ditur këtë vendim me anë të një letre drejtuar Kongresit Amerikan, në të cilën ai kërkoi një ligj të drejtësisë racore.

“Ne mendojmë se ka ardhur momenti për të hapur një dialog kombëtar mbi teknologjitë e njohjes faciale për të vendosur nëse ato duhet të përdoren dhe si”, shkroi Krishna, duke theksuar problemet që lidhen me paragjykimet për përkatësinë etnike dhe gjinore që gjenden në sistemet e inteligjence artificiale.

Njohja faciale është e bazuar në teknologji të inteligjencës artificiale (IA). Ajo mund të shërbejë për të identifikuar përdoruesit e një shërbimi (smartfon, sistem pagesash…) por gjithashtu për të identifikuar personat brenda një grupi individësh të pranishëm fizikisht ose në një bazë të dhënash fotografish.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0