Ibiza me kufizime të rrepta për turistët! - Business Magazine Albania

Ibiza me kufizime të rrepta për turistët!

Ibiza me kufizime të rrepta për turistët!

Ka shumë mënyra për të shijuar Ibizën. Por nëse doni të provoni gjithçka,  nga superklubet, tek plazhet e qeta dhe kampingjet e çmendura,  mënyra më e mirë është të merrni me qira një automjet dhe të eksploroni ishullin me ritmin tuaj.

Qiraja e makinave dhe automjeve për kamping është një mënyrë jashtëzakonisht popullore për të vizituar Ibizën, por ky popullaritet ka sjellë pasoja. Gjatë muajve të nxehtë të verës, ishulli përballet me trafik të rënduar dhe bllokime, duke e bërë të vështirë për banorët të lëvizin. Prandaj, qeveria ka vendosur të ndërhyjë. Nga data 1 qershor deri në fund të shtatorit, numri ditor i automjeteve të përdorura nga jo-rezidentët do të kufizohet në 20,168. Rreth 16,000 leje do të rezervohen për makina me qira, ndërsa rreth 4,000 leje të tjera do t’u ndahen vizitorëve, që sjellin automjetin e tyre në ishull me traget.

Lexo edhe:Kur realja humbet kuptimin: Kush jemi ne në epokën e selfie-ve?

Sipas The Independent, ata që dëshirojnë të përdorin makinën e tyre në ishull, do të duhet të aplikojnë paraprakisht për një leje, e cila do të kushtojë 1 euro në ditë. Kufizimet përfshijnë edhe makinat për kamping. Edhe pse kampingu në natyrë është tashmë i ndaluar në Ibiza, ata që dëshirojnë të sjellin ose të marrin me qira automjet të tillë, do të duhet të tregojnë dëshmi të rezervimit në një kamp të autorizuar. Siç pritej, kjo është një nga disa masat e reja për të luftuar ndikimin e mbiturizmit. Sipas Euronews, numri i makinave në rrugët e Ibizës është katërfishuar në 20 vitet e fundit. Ishulli, që ka rreth 160,000 banorë të përhershëm, pret çdo vit rreth 3 milionë turistë,  domethënë 18.75 turistë për çdo banor. Kjo nuk është hera e parë që Ibiza vendos kufizime për turistët. Verën e kaluar, ishulli i festave ndaloi shitjen e alkoolit dhe konsumimin e tij në publik.

Time Out

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0