Prodhuesja koreano jugore e makinave, Hyundai është duke kërkuar kthimin mbrapsht të 239,000 makinave për të rregulluar një problem me rripat e sigurisë, të cilat duket se kanë rrezikun të shpërthejnë dhe të plagosin pasagjerët.
Sipas Administratës amerikane për Siguri të Trafikut dhe Autostrada, dega e Hyundait në SHBA është duke kërkuar modelet Accent, Elantra dhe Elantra HEV, të prodhuara nga viti 2019 deri në këtë pjesë të vitit 2022.
Zyrtarët theksojnë se ekziston rreziku që në rast të përplasjes së makinës në anën e shoferit apo të pasagjerit të parë, rripat e sigurisë të shpërthejnë dhe shkaktojnë lëndime.
Lexo edhe: Autoritetet e Shangait ndihmojnë Tesla-ën për të rihapur fabrikën
Shqetësimet nisën pas raporteve se tre persona mbetën të plagosur për shkak të rripit, pas përplasjes së makinave që po drejtonin. Dy prej incidenteve u regjistruan në Shtetet e Bashkuara dhe një tjetër në Singapor.
Autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë drejtuesit e automjeteve, që dyshohet se mund të kenë probleme, të lajmërohen për këtë situatë deri në 15 korrik, e të merren masat e nevojshme për zgjidhjen e ngercit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.