Të gjithë ofruesit e shërbimeve të dërgesave të pakove ndërkufitare, brenda dates 31 janar të çdo viti kalendarik, do i vënë në dispozicion AKEP-it listën publike të tarifave të zbatueshme nga data 1 janar e çdo vitit kalendarik, të cilat më pas do të krahasohen me çmimet e zbatuar në nivel rajonal e më gjerë për të shmangur abuzimet nga ana e operatorëve. Këshilli i Ministrave ka miratuar më 25 qershor rregulloren e re mbi percaktimin e tarifave postare, me qëllim shmangien e abuzimeve me çmimet apo pozitën dominuese në treg të operatorëve.
Operatorët gjithashtu brenda çdo date 30 qershor të vitit kalendarik duhet të dërgojnë në AKEP informacionin për të ardhurat vjetore nga shërbimet e dërgesave të pakove, numrin e personave të punësuar, numrin e pakove përpunuese dhe emrat e nënkotraktorëve (sipërmarrës që ofron pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e pakove për llogari të ofruesit të shërbimit të dërgesave të pakove).
Sipas rregullores, bazuar në listën e publikuar të tarifave, për çdo objekt të vetëm postar, AKEP-i identifikon tarifat ndërkufitare të ofruesit të shërbimeve të dërgesave të pakove që dërgohen nga Shqipëria dhe që janë subjekt i një detyrimi të shërbimit universal, për të cilat AKEP-i e konsideron objektivisht të nevojshëm vlerësimin.
Lexoni: Shërbimet e-Albania edhe tek Posta Shqiptare
Në këtë vlerësim, AKEP-i merr parasysh elementet në vijim:
- tarifat e brendshme dhe çfarëdo tarife tjetër të shërbimeve të dërgesave të pakove të krahasueshme në vendin e destinacionit;
- vëllimet reciproke, kostot specifike të transportit ose të përpunimit, kosto të tjera përkatëse dhe standardet e cilësisë së shërbimit;
- impaktin e mundshëm të tarifave ndërkufitare të aplikuara mbi përdoruesit individual dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përfshirë ato që ndodhen në zona të largëta ose më pak të populluara, dhe mbi përdoruesit individualë me aftësi të kufizuara, kur është e mundur duke mos vendosur një pengesë joproporcionale.
Përveç elementeve të mësipërme, AKEP-i, kur e konsideron të domosdoshme, mund të marrë parasysh veçanërisht elementet e mëposhtme: së pari nëse tarifat janë subjekt i një rregullimi të veçantë të çmimeve në bazë të legjislacionit kombëtar; dhe së dyti rrezikun e abuzimit me pozicionin mbizotërues në treg, i vendosur në përputhje me legjislacionin përkatës.
Pandemia Covid dhe kufizimet e lëvizjes se mallrave e personave kanë ndikuar ndjeshëm në volumin e shërbimeve postare në vend. AKEP raporton se Gjatë tremujorit të pare të vitit 2021 rezultojnë 6,940,395 objekte postare të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postare, me një rritje prej 1.9% krahasur me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kur totali i tyre ishte 6,813,647. Për tremujorin e pare të vitit 2021 Posta Shqiptare zë rreth 79% të tregut postar përkundrejt ofruesve të tjerë të shërbimeve postare të cilët së bashku zënë 21%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.