Shërbimet e-Albania edhe tek Posta Shqiptare - Business Magazine Albania

Shërbimet e-Albania edhe tek Posta Shqiptare


Shërbimet elektronike të portalit e-Albania do të jenë të aksesueshme edhe nga sportelet e Postës Shqiptare.Marrëveshja po nënshkruhet mes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Postës.

Edhe pse vëtë aksesi direkt në portal synon uljen e burokracive, burimet zyrtare thonë se edhe delegimi i këtij shërbimi nëpër sportele do të lehtësojë procedurat për qytetarët.

Lexo:  Posta Shqiptare do të ketë një aplikacion të ri për pagesat

Sipas AKSHI-t, “Portali e-Albania është tashmë i aksesueshem nga sportelistët e zyrave postare, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbimet elektronike të institucioneve publike të ofruara nga ky portal, pa shpenzuar kohë në zyrat e administratës si dhe duke evituar burokracitë e panevojshme. Posta Shqiptare e ofron këtë shërbim, pasi disponon rrjetin postar me shpërndarjen më të gjerë territoriale, infrastrukturën e nevojshme dhe stafin e trajnuar për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet kërkesave të qytetarëve.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0