Hyn në funksionim pajisja që do të pastrojë plastikën në oqean

Hyn në funksionim pajisja që do të pastrojë plastikën në oqean


Një sistem i madh i cili u krijua për mbledhjen e mbetjeve plastike në Oqeanin Paqësor, më në fund po funksionon siç duhet. Ky lajm u bë i ditur në një deklaratë zyrtare, të bërë nga shpikësi i kësaj pajisje.

Pajisja është në gjendje të kapë dhe të mbajë mbeturina që kanë madhësinë e pajisjeve të mëdha të peshkimit, të njohura si “rrjeta fantazmë”, deri te mikroplastikat e vogla që janë 1 milimetër.

“Sot, unë jam shumë krenar të ndaj me ju që tani jemi duke pastruar plastikën nga oqeani”, tha themeluesi dhe CEO i Ocean Cleanup Boyan Slat në një konferencë shtypi në Roterdam.

Lexo: Oqeani është shumë i ndotur. Adidas synon të shesë 11 milionë atlete nga plastika e ricikluar

Sistemi i Pastrimit të Oqeanit është një mjet në formë U-je që qëndron nën sipërfaqen e ujit. Ajo lëviz sipas rrymës së ujit dhe mbledh plastikat, të cilat janë në lëvizje. Peshqit dhe kafshët e tjera të ujit do të jenë në gjendje të notojnë nën të.

Pastruesi i Oqeanit do të jetë në gjendje të zvogëlojë sasinë e plastikës në planet. “Tashmë ne kemi një sistem të vetëpërmbajtur, i cili synon të pastrojë oqeanin nga ndotja e plastikës. Por, ende ekzistojnë disa pengesa që duhen kapërcyer përpara se të arrijmë të përmirësojmë sistemin”, tha Slat.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0