Huawei: Teknologjitë dixhitale mbështesin arritjen e Objektivave Globalë të Kombeve të Bashkuara - Business Magazine Albania

Huawei: Teknologjitë dixhitale mbështesin arritjen e Objektivave Globalë të Kombeve të Bashkuara

Gjatë “Kongresit Botëror të Celularëve 2021” përfaqësues nga shumë shtete pohojnë ndikimin e teknologjisë dixhitale në zhvillimin e qëndrueshëm

Ministrat qeveritarë nga shumë vende u mblodhën në forumin “Të lidhur për Prosperitetin e Përbashkët”, organizuar nga Huawei, GSMA, Qendra për Studime Ekonomike Mjedisore në Universitetin Fudan dhe me mbështetjen e UNESCO, si pjesë e “Kongresit Botëror të Celularëve 2021” (MWC),  organizuar në Shanghai.

Ministri Spanjoll i Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit María Reyes Maroto, Ministri Portugez i Infrastrukturës dhe Strehimit Pedro Nuno Santos, Ministri Hungarez i Novacionit dhe Teknologjisë László Palkovics, Ministri i Malajzisë për Komunikimet dhe Multimedian Dato ‘Saifuddin bin Abdullah dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Kombëtar të Ekonomisë dhe Shoqërisë Dixhitale në Tajlandë Vunnaporn Devahastin, mbajtën fjalën e tyre në këtë aktivitet.

Të gjithë të pranishmit u shprehën se rimëkëmbja ekonomike globale po rritet me zbatimin e masave të kontrollit pandemik. Ata gjithashtu pohuan se reduktimi i emetimit të karbonit, rritja e vendeve të punës dhe nismat që lehtësojnë prosperitetin, janë të nevojshme për të arritur “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm” të Kombeve të Bashkuara (SDG) për 2030 dhe qëllimet afatgjata të “Marrëveshjes së Parisit.” Shumë folës identifikuan teknologjitë dixhitale dhe bashkëpunimin global si thelbësore në këtë proces.

Zëvendës Presidentja e Lartë e Huawei dhe Anëtarja e Bordit Catherine Chen u shpreh se Huawei beson që qëllimi final i teknologjisë është të sjellë përfitime për të gjithë njerëzimin dhe se teknologjitë dixhitale mund të lehtësojnë arritjen e SDG-ve të Kombeve të Bashkuara. Ajo u bëri thirrje kompanive që të përdorin teknologjinë për të krijuar më shumë vlerë për botën në tërësi.

Huawei ka mbështetur prej kohësh përparimin teknologjik. Në vitin 2020, Huawei ricikloi mbi 4500 tonë mbetje elektronike përmes nismave të shumta duke përfshirë reduktimin e plastikës në paketimin e tyre të telefonit (1.8 milionë çanta plastike për blerje të kursyera për 10 milion telefona) dhe një ulje prej 148 milionë tonë emetim CO2 përmes vendosjes së zgjidhjes FusionSolar në më shumë se 60 vende e rajone (ekuivalente me mbjelljen e më shumë se 200 milionë pemëve). Huawei gjithashtu ndihmoi në ndërtimin e termocentralit më të madh bujqësor në botë PV dhe termocentralit të peshkimit në Ningxia dhe Shandong. Përkatësisht, të dyja këto kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në përpjekjet lokale për mbrojtjen e mjedisit.

“Sigurimi i arsimit gjithëpërfshirës, me cilësi të barabartë dhe promovimi i mundësive të të mësuarit gjatë gjithë jetës” është vendosur gjithashtu si një nga SDG-të e Kombeve të Bashkuara. Deri në fund të vitit 2020, programet e Huawei “TECH4ALL Connecting Schools” dhe “DigiTruck” janë sjellë në më shumë se 200 shkolla, duke përfituar mbi 60,000 mësues dhe studentë. Në një projekt të ngjashëm, Huawei po bashkëpunon gjithashtu edhe me UNESCO për programin tre-vjeçar “Shkolla të Hapura” në Egjipt, Etiopi dhe Ganë që do të ndihmojë shkollat të përmirësojnë aftësitë dixhitale dhe të mbështesin arsimin në internet.

Stefania Giannini, Zëvendës Drejtuesja e Përgjithshme e USESCO për Arsimin, u shpreh se teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK) luajnë një rol thelbësor në sigurimin e vazhdimësisë arsimore, duke e bërë arsimin më gjithëpërfshirës dhe duke siguruar zgjidhje të të mësuarit gjatë gjithë jetës përmes faqeve interaktive, bibliotekave në internet dhe kurseve video.

Më shumë se 1.000 të ftuar nga mbi 50 vende morën pjesë në forum virtualisht dhe fizikisht. Diskutimet u transmetuan drejtpërdrejt në tetë gjuhë. Të pranishmit aprovuan se teknologjitë dixhitale janë bërë themeli i zhvillimit të qëndrueshëm dhe prej së cilës njerëzit do të përfitojnë më shumë në aspekte të shumëfishta.

Lexo: OKB: Platformat digjitale krijojnë sfida të reja të punës

Siddharth Chatterjee, Koordinatori i ri i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Kinë tha, “Teknologjia dixhitale mund të na ndihmojë të rindërtojmë më shpejt dhe më e rëndësishmja, të përshpejtojë transformimin drejt një të ardhme ku emetimi i karbonit është shumë më i ulët. Sfidat globale kanë nevojë për përgjigje globale. Ne duhet të rimendojmë mënyrën si biznesi investon dhe operon duke orientuar teknologjinë në të mirë të shoqërisë. Po ashtu duhet të avancojmë politikat dhe praktikat për të përshpejtuar arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.”

Anëtarja e Parlamentit Evropian Frances Fitzgerald gjithashtu vuri në dukje se me përhapjen e rrjetit 5G bota është në pragun e revolucionit të ardhshëm. 5G ka potencialin të ndikojë pozitivisht në jetën dhe mirëqenien e njerëzve në fusha të tilla si shëndetësia, arsimi dhe prodhimi i ushqimit. Teknologjitë dixhitale do të lehtësojnë arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i GSMA Mats Granryd pohoi, “Në 2016, industria e lëvizshme ishte e para që u angazhua plotësisht për 17 qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, SDG-të. Dhe kemi punuar që nga ajo kohë, duke kontribuar në secilin nga 17 qëllimet, përfshirë veprimin e klimës, përfshirjen dixhitale dhe qëndrueshmërinë”.

Zhang Wenhong, Drejtori i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin Universitar Fudan Huashan, foli gjithashtu për nevojën për të vazhduar mbështetjen e zhvillimit konstant, duke përmendur se si uniteti shoqëror dhe përparimet në shkencë e teknologji janë kritike në luftën kundrejt epidemive. Ai vazhdoi duke thënë se pandemia aktuale ka theksuar faktin se sa urgjentisht kemi nevojë për të adresuar çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm .

Drejtori i Qendrës për Studime Ekonomike të Mjedisit të Universitetit Fudan, Li Zhiqing mbylli aktivitetin duke thënë se, “Kina po shtyn drejt transformimit gjithëpërfshirës, pro-mjedisor, të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. Reduktimi i vlerave të emetimit të karbonit dhe neutralizimi i tij janë përparësia kryesore e transformimit. Ne duhet të inkurajojmë novacionin në disiplina si ekonomia, financat dhe mjedisi ekologjik që përfshijnë artet dhe inxhinierinë, në mënyrë që të plotëhet boshllëku i talenteve të nevojshëm për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen.

“Kongresi Botëror i Celularëve 2021” (MWC) zhvillohet nga data 23 deri më 25 shkurt në Shangai, Kinë. Huawei shfaq produktet dhe zgjidhjet e saj më të fundit inteligjente. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni https://carrier.huawei.com/en/events/mwcs2021

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0