Huawei hap mbi 220 mijë vende pune në Evropë - Business Magazine Albania

Huawei hap mbi 220 mijë vende pune në Evropë

Huawei

Në një raport të Oxford Economics rreth ndikimit ekonomik të Huawei, u vlerësua se kompania ka kontribuar 16.4 miliardë EUR në PBB-në e Europës dhe ofroi 224,300 vende pune në 2019-ën. Kompania gjithashtu gjeneroi 6.6 miliardë EUR të ardhura nga taksat për autoritetet europiane përgjatë të njëjtës periudhë kohore.

Huawei gjithashtu ka luajtur një rol aktiv në kërkime e zhvillime (R&D) në të gjithë Europën. Tabela e rezultateve të investimeve industriale të BE-së për vitin 2019 renditi Huawei-n si investitorin e pestë më të madh në botë të R&D. Zyra Evropiane e Patentave gjithashtu vuri në dukje se Huawei kryesoi renditjen për aplikimet për patentë në 2019-ën. “Investimi në R&D – ashtu si ai i ndërmarrë nga Huawei – është thelbësor për një rritje të përgjithshme të aftësive prodhuese në ekonominë Evropiane”, tha Pete Collings, Drejtuesi i Evropës dhe Lindjes së Mesme për Konsulencën e Ndikimit Ekonomik në Oxford Economics.

Lexo: Me One, së shpejti mund të kryeni transaksione digjitale

Abraham Liu, Përfaqësuesi Kryesor i Huawei në Institucionet e BE-së, tha se: “Në 2019-ën, aktiviteti i Huawei-t gjeneroi një kontribut të drejtpërdrejtë prej 2.8 miliardë EUR në PBB Evropian, një rritje mesatare prej 11.4% në vit gjatë pesë viteve të fundit. Në këtë vit të pazakontë, Huawei ka siguruar aktivitet të qendrueshëm dhe të sigurt të rrjetit për të ndihmuar njerëzit të punojnë dhe të mësojnë në internet. Huawei ka operuar në Evropë për 20 vjet dhe ka punuar shumë për t’u integruar thellë në komunitetet lokale për të promovuar bashkërisht zhvillimin e industrisë. Në të ardhmen, ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për të kapërcyer sfida të reja dhe për të krijuar më shumë vlerë”.

Raporti i Oxford Economics vlerësoi ndikimin e përgjithshëm ekonomik të Huawei në Evropë, duke përfshirë kontributet e Huawei në PBB-në Evropiane, vendet e punës dhe taksat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0