Hollywood në epokën e robotëve, edhe filmat me AI mund të fitojnë Oscar! - Business Magazine Albania

Hollywood në epokën e robotëve, edhe filmat me AI mund të fitojnë Oscar!

Filmat e krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale  do të kenë të drejtë të garojnë për çmimet më të mëdha në ceremoninë e Oscars, ka bërë të ditur Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.
Në rregulloren e re të publikuar të hënën, Akademia sqaroi se përdorimi i inteligjencës artificiale dhe mjeteve të tjera dixhitale “nuk do të ndihmojë dhe as dëmtojë” shanset e një filmi për të marrë një nominim. Gjenerimi me AI – një teknologji që mund të krijojë tekst, imazhe, audio apo video nga komanda të thjeshta me tekst – ndihmoi në prodhimin e disa filmave që morën çmime të rëndësishme në industrinë kinematografike në mars.
Megjithatë, Akademia theksoi se përzgjedhja e fituesve do të mbetet e bazuar tek përfshirja njerëzore në procesin krijues. Sipas Akademisë, ky qëndrim i ri për filmat e krijuar me mjete të gjenerimit me ai u rekomandua nga Këshilli i saj i Shkencës dhe Teknologjisë .
Ndryshime të tjera në rregullore, të shpallura po ashtu të hënën, përfshijnë detyrimin që anëtarët e Akademisë të shohin të gjitha filmat e nominuar në çdo kategori për të marrë pjesë në raundin final të votimit që përcakton fituesit. Debati për përdorimin e AI në kinema u ndez kur Adrian Brody fitoi çmimin për Aktorin më të Mirë për rolin e tij në filmin ”The Brutalist” gjatë Oscars të këtij viti. Në këtë film, AI u përdor për të përmirësuar shqiptimin e Brody-t në hungarisht.

Lexo edhe: Krahu bionik që mund të lëvizë vetë – edhe kur është i shkëputur nga trupi

Më vonë u bë e ditur se teknologji të ngjashme për imitimin e zërit ishin përdorur për të përforcuar zërat në këndim në muzikalin fitues Emilia Perez.
Kjo teknologji, e cila mund të përshtasë me shpejtësi tonin dhe stilin e një artisti, apo të ndryshojë në mënyrë delikate paraqitjen e dikujt, po bëhet gjithnjë e më popullore në industrinë e muzikës dhe filmit. Por përdorimi i AI mbetet një çështje e diskutueshme, dhe artistët kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si trajnohen këto mjete dhe ndikimin që ato kanë në jetesën e tyre.
Gjatë grevave në Hollywood në vitin 2023, aktorët dhe skenaristët ngritën frikën se do të zëvendësoheshin nga AI.

“Nëse mund të marrësh fytyrën, trupin dhe zërin tim dhe të më bësh të them apo të bëj diçka që nuk e kam zgjedhur vetë, kjo nuk është gjë e mirë,” tha aktorja Susan Sarandon për BBC nga një vijë proteste. Skenaristët janë po ashtu të shqetësuar se studiot do të përdorin mjete si ChatGPT për kërkime, zhvillim të trajtës narrative dhe madje edhe për të shkruar skenarë – duke shmangur punën njerëzore. Marrëveshjet e arritura mes sindikatave dhe studiotve, që i dhanë fund grevave, përfshijnë masa mbrojtëse për përdorimin e AI.

Ndërsa disa aktorë duket se e kanë përqafuar teknologjinë, të tjerë si Scarlett Johansson kanë paralajmëruar për rreziqet që ajo paraqet, sidomos për abuzimin me imazhin apo zërin e tyre.
Nga ana tjetër, animatorë të intervistuar nga BBC në vitin 2024 theksuan se AI ende nuk ka arritur cilësinë e nevojshme për të rivalizuar punën e tyre, e aq më pak për të fituar çmime të mëdha.
“Është si të kesh një shkrimtar të keq që të ndihmon,” thotë Jonathan Kendrick, bashkëthemelues dhe kryetar i platformës globale të transmetimit Rokit Flix.
“Sigurisht që mund të të ndihmojë të bësh një përmbledhje, por nëse kërkon diçka me peshë emocionale, AI nuk do të të sjellë një Oscar.”

Burimi: BBC/ Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0