Për dekada, qytetet më të njohura të Europës Perëndimore kanë dominuar në përzgjedhjen e turistëve. Por, edhe pse janë vende të bukura, të gjithë e dinë se vera në Europën Perëndimore sjell turma njerëzish dhe çmime të larta. Por erërat e udhëtimit po ndryshojnë. Ndërsa destinacionet klasike mbeten të preferuara dhe të njohura, udhëtarët e zgjuar që kërkojnë përvoja autentike, peizazhe mahnitëse dhe vlera më të mira po e kthejnë vëmendjen e tyre drejt lindjes. Harrojeni rradhën për të hyrë te Koloseu këtë vit. Ka një vend që po del në heshtje nga hija, që ka bukurinë mesdhetare pa turmat ose çmimin e fqinjëve të tij. I gjithë ekipi i Travel Off Path vizitoi personalisht këtë vend dhe të gjithë pajtohen se është një destinacion i jashtëzakonshëm dhe unik! Bëhuni gati të dëgjoni më shumë për Shqipërinë.
Shqipëria? Vërtet? Shifrat nuk gënjejnë!
Mund të jeni dyshues. Shqipëria? Ndonëse nuk është emri i parë që na vjen ndërmend për një udhëtim europian, statistikat paraqesin një destinacion që po rritet në popullaritet. Sipas agjencisë së turizmit të OKB-së, Shqipëria pa një rritje të pabesueshme 80% të mbërritjeve të turistëve në vitin 2024 krahasuar me nivelet para pandemisë – duke e vendosur atë ndër liderët botërorë për rritjen e turizmit. Shifrat e hershme për vitin 2025 tregojnë se ky trend nuk po ngadalësohet, me numrin e vizitorëve të huaj në janar tashmë 14.5% më lart krahasuar me një vit më parë.
Bukuria e Rivierës pa boshatisjen e portofolit
Sarandë
Një nga tërheqjet më të mëdha të Shqipërisë është e thjeshtë: vlera e pabesueshme. Brigje të mrekullueshme që të kujtojnë Greqinë ose Kroacinë, por ku paratë tuaja shtrihen dukshëm më tej. Ndërkohë që çmimet po rriten në mënyrë të pashmangshm (siç u vu re nga udhëtarët në fillim të vitit 2025), Shqipëria ende ofron një përvojë mesdhetare relativisht ekonimike.
Ndërsa bregdeti është spektakolar. Riviera shqiptare, e shtrirë përgjatë detit Jon, ka ujëra të kaltra të pastër kristal, shkëmbinj të thepisur dhe plazhe të bukura, nga brigjet plot gjallëri të Sarandës deri te plazhet gjithnjë e më të famshme rreth Ksamilit, të quajtura shpesh si “Maldivet e Europës”. Gjiret e fshehura si Plazhi i Gjipesë apo brigjet pranë Dhërmiut, ofrojnë relaksim pa mbipopullim. Mund të shijoni darka në fresk me ushqim deti pranë ujit për një fraksion të kostos, krahasuar me vende të tjera përtej detit.
Më shumë se vetëm plazhe: Histori, male dhe kulturë
Berat
Ndonëse Riviera mund të jetë më e dëgjuara, bukuria e Shqipërisë shkon shumë më thellë se vija e saj bregdetare. Shqipëria është një vend me histori të pasur, komplekse dhe peizazhe të larmishme që të lënë pa frymë.
Dashamirësit e historisë mund të eksplorojnë jo një, por tre vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ecni në rrugët e pjerrëta, të shtruara me gurë të Gjirokastrës, “Qytetit të Gurit”, duke u mrekulluar me arkitekturën unike të epokës osmane dhe kështjellën që shef mbi qytetin. Vizitoni Beratin, “Qyteti i një mijë dritareve”, ku shtëpitë e bardha duket se bien nga kodra drejt lumit. Eksploroni rrënojat e shumta antike të Parkut Kombëtar të Butrintit, një vend i banuar që nga kohërat parahistorike, duke shfaqur historinë greke, romake, bizantine dhe veneciane.
Zbuloni kryeqytetin plot gjallëri, shumëngjyrësh, Tiranën, një qytet që lë pas të kaluarën komuniste me kafene të çuditshme, tregje plot zhurmë si Pazari i Ri, muzeume magjepsëse (përfshirë bunkerët e Luftës së Ftohtë të kthyera në hapësira arti si Bunk’Art) dhe sheshin madhështor Skënderbej. Për adhuruesit e natyrës, Bjeshkët e Nemuna (Alpet Shqiptare) në veri ofrojnë shtigje të thepisura ecjeje dhe peizazhe dramatike, ndërsa Qafa e Llogarasë ka pamje mahnitëse.
Shkoni atje në kohën e duhur
Koha e Shqipërisë është pikërisht tani. Lidhjet e përmirësuara të fluturimeve dhe ‘zhurma’ ndërkombëtare në rritje, do të thotë se është më e lehtë për t’u vizituar tani se kurrë më parë. Megjithatë, kjo rritje e shpejtë do të thotë se ditët e të qenit një sekret krejtësisht i pazbuluar janë të numëruara. Ndërsa ende ofron një përvojë më autentike, më pak të mbushur me njerëz se shumë fqinjë, fjala po përhapet shpejt.
Nëse jeni duke kërkuar për një destinacion europian në vitin 2025, që kombinon bukurinë mahnitëse natyrore, historinë magjepsëse, mikpritjen e vendasve dhe vlerat e vërteta, Shqipëria duhet të jetë në krye të listës suaj. Ajo ofron atë përzierje gjithnjë e më të rrallë: një vend që ndihet edhe i ri, edhe historik. Shkoni përpara se të gjithë të tjerët – nuk do të pendoheni të zbuloni yllin e Europës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.