Hiti i kësaj vere është miksuar nga një bankier

Hiti i kësaj vere është miksuar nga një bankier


David Solomon, president i bankës ‘Goldman Sachs’ dhe mjeshtër i muzikës elektronike me kohë të pjesshme, publikoi këngën e tij të parë në fillim të muajit qershori, të quajtur “Don’t stop”.

David Michael Solomon është një bankier amerikan për investimet dhe gjithashtu president dhe drejtor operativ i Goldman Sachs, që nga viti 2018.

E disponueshme në Spotify dhe në Apple Music nën emrin D-Sol, melodia është një remix i këngës së njohur të publikuar së pari nga Fleetwood Mac në vitin 1977.

“Pesë, shtatë vjet më parë, fillova me të vërtetë të kuptoj muzikën e klubeve dhe EDM dhe çfarë po ndodhte me të gjithë muzikën elektronike,” tha Solomon. “Mendova, mua më pëlqen një pjesë e kësaj muzike dhe fillova të luajë me të, fillova të lexoj rreth DJ-ve që me të vërtetë luajnë në këto platforma të pabesueshme “.

Ai shtoi: “Fillova të merrem me të si një hobi, dhe tani unë thjesht e bëj atë për argëtim.”

Mesa duket të jesh i suksesshëm do të thotë të jesh dhe i gjithanshëm.

Klikoni videon për të dëgjuar “Don’t stop” (“Mos ndalo”).

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0