Historiku i sandaleve që shohim sot çdo ditë - Business Magazine Albania

Historiku i sandaleve që shohim sot çdo ditë


Ju i njihni sapo i shihni ato: Sandalet që mund të vishen nga çdo gjini përmbajnë shiritat e trashë, tokëzat e mëdha dhe një shtrat në të cilin këmba puthitet aq mirë. Të gjithë i duam ato. Madje dhe prindërit guxojnë t’i veshin me çorape.

Ajo që ndoshta nuk e dini është se këto sandale që e bëjnë Birkenstocks kaq ikonike datojnë që në vitin 1774.

Më shumë se 240 vjet më vonë, Birkenstock po kalon një moment triumfues. Thuhet se kompania gjermane ka prodhuar më shumë se 1700 modele dhe ka shitur 25 milionë vetëm në vitin 2017. Këpucët e saj janë shitur në 90 vende dhe në SHBA ato kanë qenë për më shumë se 50 vjet. Birkenstock, i cili raportohet se ka gjeneruar 800 milionë dollarë të ardhura në vitin 2016, planifikon të hapë dyqanin e tij të parë global në lagjen SoHo të New York këtë vjeshtë, në kohën e duhur të Javës së Modës në New York. Kompania nuk pranoi të zbulojë shifrat e shitjeve, por thotë se 2018 do të jetë “viti më i mirë për shitjet” deri më tani.

Si funksionon një markë relevante për më shumë se dy shekuj, veçanërisht në një industri të nxitur nga tendencat e shumta? Ndërsa Birkenstock vazhdon të triumfojë me modelet e veta prodhuesi nuk ka humbur misionin e tij kryesor – të krijojë këpucë të rehatshme. Çdo këpucë prodhohet ende në Gjermani. Drejtori i Birkenstock America, David Kahan pëlqen të thotë se duart e 32 njerëzve ende prekin çdo palë këpucë para se t’i fusin ato në një kuti dhe të dërgohen jashtë.

“Unë mendoj se kjo është ajo që na jep më shumë besueshmëri tek konsumatorët,” thotë Kahan. “Millennials – konsumatorët e rinj, të cilët po vijnë në Birkenstock po na zbulojnë, sepse po kërkojnë diçka të vërtetë.”

Bazat e Birkenstock

Në vitin 1774, në fshatin e vogël gjerman të Langen-Bergheim, këpucari Johann Birkenstock krijoi një shollë këpuce në formën e këmbës dhe që do të ofronte rehati për gjithë ditën. Në vitet 1960, trashëgimtari Karl Birkenstock vendosi të krijonte këpucët që përshtaten me shputën e këmbës. Sandalja e parë – e njohur si modeli i Madridit – u lançua në vitin 1964.

Më vonë një dizenjuese amerikane me emrin Margot Fraser u ndesh me një palë këpucë gjatë një udhëtimi në Gjermani dhe u dashurua pas tyre. Pasi u kthye në Day Area, ajo i shkroi një letër Birkenstock, duke i propozuar një partneritet për shpërndarjen e këpucëve në mënyrë që t’i sillte ato në dyqanet e këpucëve Amerikane.

Sot, shitësit me pakicë i mbajnë këto lloj sandalesh në më shumë se 90 vende. Kompania është ende në pronësi të familjes, por ka emëruar Markus Bensberg dhe Oliver Reichert si CEO të përbashkët të Grupit Birkenstock në vitin 2013. Kahan thotë se zgjedhja për të mbetur private është e qëllimshme, pasi mbron kompaninë nga detyrimi për t’iu përgjigjur trillimeve të aksionarëve dhe lejon që marka të mbetet e fokusuar në cilësinë.

Përtej sandaleve

Në dy vitet e fundit, kompania ka futur modele të reja për të bërë gamën e saj të këpucëve të duket më në modë. Ekipet e dizejnimit të bazuara në SHBA dhe Këln, Gjermani, i shikojnë tregjet në New York, Los Anxhelos dhe Londër nga afër për të parashikuar se çfarë do të duan konsumatorët në gjashtë muaj. Kompania ka krijuar çizme si dhe sandale miqësore për pishina që janë më të lira sesa sandalet e zakonshme. Birkenstock ka bashkëpunuar edhe me dizejnuesin e modës Rick Owens, i cili krijoi këpucët me lëkurë Birkenstocks që u shfaqën në Javën e Modës në New York në vitin 2017.

Përkundër përmirësimeve me stilin, theksi mbi rehatinë nuk ka ndryshuar. Dru, lëkurë dhe lateks janë ende materialet kryesore të këpucëve, sipas Kahan.

“Ne nuk kemi ndryshuar se kush jemi apo teknologjinë e thjeshtë të asaj që e bën Birkenstock atë që është,” thotë ai. Detaje janë shtuar. Për shembull, në vitet 1980, kompania krijoi lëkurën e rreme Birko-Flor për të sjellë vetëdijen mjedisore.

Sa për shumicën e shitësve, Amazon duket si një nga kërcënimet më sfiduese konkurruese për Birkenstock. Në vitin 2016, Birkenstock ndaloi furnizimin e këpucëve me anë të Amazon në SHBA për shkak të falsifikimeve dhe shitjes së paautorizuar në vend. Kompania gjithashtu ndaloi autorizimin e tregtarëve të palës së tretë që të shesin në vend. Së fundi Kahan foli me Facebook për të mbyllur një reklamë nga shitësi Sandal Boutique i cili thotë se ishte duke shitur një Birkenstock të falsifikuar dhe duke përdorur imazhet e veta të kompanisë.

Birkenstock ka mbetur një markë klasike për kaq gjatë në sajë të origjinalitetit dhe angazhimit të tij për rehatinë. Kompania ka në plan të saj të zgjerohet në prodhimin e këpucëve për sporte dhe të përqëndrohet në këpucë për burrat dhe fëmijët. Plus, Birkenstock po bën një përpjekje për prodhimin e “këpucëve profesionale” për ata që punojnë në sektorin e shërbimeve dhe shëndetësi, të cilët janë në këmbë gjatë gjithë ditës.

“Ne jemi vërtetë të mirë në atë që bëjmë, pasi nuk ndjekim trendet – moda po vjen vetë tek ne.”

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0