Historia e profesionistes së marketingut Ermelinda Hajdari - Business Magazine Albania

Historia e profesionistes së marketingut Ermelinda Hajdari

Ermelinda Hajdari

Gjergji Kajana

Sipas informacionit të agjencisë së njohur, The House of Marketing, rreth 65% e profesionistëve të marketingut në Belgjikë hasin probleme në ndërveprimin me botën digjitale, terren ku duhet të veprojnë për të arritur objektivat e tyre të punës, ngushtësisht të lidhur me njohjen e sjelljeve njerëzore orientuar ndaj konsumit. Në këtë mjedis pune plot me mundësi të shtuara prej pandemisë vepron Ermelinda Hajdari, e re tiranase, zhvendosur që 16 vjeçe në vendin perëndimor, buzë Detit të Veriut. Në tetor 2019 ajo ka themeluar në Anversa AngLe Agency, agjenci konsulence ndaj klientelës që ka modifikuar fokusin e punës nga marketingu në formimin profesional të talenteve të botës digjitale, të cilët mësojnë funksionimin e tregut e pritshmëritë e konsumatorëve.

Gjithë bota perëndimore po përjeton efektet transformuese shkaktuar nga pandemia në botën e punës. Edhe në Belgjikë forcohen ambicjet e punëtorëve freelance, shumë shpesh ish-të punësuar të kompanive, që janë dorëhequr prej tyre, pasi në muajt e punës në distancë kanë zbuluar prirjen e mundësisë për të qenë profesionistë autonomë. Në SHBA fenomeni është quajtur Vetëpushimi i Madh nga Puna (“The Great Resignation”): sipërmarrjet humbasin punëtorë që vetëlargohen dhe tërhiqen nga tregu nëse nuk arrijnë të punësojnë të tjerë në distancë.

Sipas Ermelindës, “e ardhmja do të evoluojë në një mjedis me plot mundësi për freelancer-at ekspertë, që do të kthehen në agjentë autonomë me ekosistemin e tyre të biznesit. Fuqizimi i aftësive të tyre, vendosja në punë dhe bashkëndarja e pikave të tyre do të forta do të sjellë një periudhë me punëtorë më të lumtur e biznese që i japin më tepër vlerë qënies njerëzore. Tani kur u kalohen punë të mërzitshme makinerive, AngLe Agency synon të kënaqë nevojën e pajsjes së sipërmarrjeve me më tepër krijueshmëri e ekselenca”.

Diplomuar fillimisht në Shkenca Ndërkombëtare Politike e Krahasuese në Universitetin Katolik Leuven, në rajonin e Flandrës, Ermelinda zbulon tërheqjen për marketingun gjatë punimeve të tezës së specializimit të diplomës së dytë për Administrim e Organizim të Sipërmarrjes (2013) në Anversa. Objekt studimi i kësaj teze është festivali i njohur ndërkombëtar i muzikës elektronike Tomorrowland. Periudha pas studimeve mbushet me angazhime të menjëhershme në botën e punës, duke nisur me rolin e përgjegjëses së menaxhimit në një kompani konsultimi biznesi, marketingu e financimi, ku bashkërendon projektet digjitale me fokus konsumatorin. Në 2016-n Tëikey, kompani teknofinanciare, specializuar në lehtësimin e pagesave të sipërmarrjeve, e punëson si analiste të tregut, fokusuar në mbledhjen e sugjerimeve e rekomandimeve të klientelës, duke i besuar edhe krijimin e neësletter elektronike e materialeve të marketingut. Vitin pasardhës Hajdari themelon Era&Co., ku për dy vjet ushtron rolin e konsulentes së marketingut përmes mbikqyrjes së projekteve fillestare të klientëve të saj në zbatimin e modeleve të tyre të biznesit e strategjive digjitale.

Në të njëjtën periudhë punon si koordinatore dhe administratore pranë agjencisë Mundo Digitalis , si manaxhere marketingu e kompanisë ndërkombëtare QbD. Para themelimit të AngLe Agency është përgjegjëse e projekteve të komunikimit të grupit të kreditimit BNP Paribas, ku vepron si pjesë e departamentit të marketingut në fushën e ëealth management (shërbimi profesional i administrimit të pasurive). AngLe përfaqëson pikën e mbërritjes së gjithë këtyre përvojave si një sipërmarrje e specializuar në projektimin e ridimensionimin e startup-eve, që marrin ndihmesë nga agjencia në planifikimin e shitjeve, administrimin e projekteve, krijimin e përmbajtjes dhe aftësimin profesional në proceset e marketingut. Bashkëpunimet e agjencisë shtrihen në firma të njohura si Faktion, Biztory, Decklusive, Metamaze dhe bashkëndarje veprimtarish me kompani partnere në Shqipëri, që i janë përshtatur punës në distancë.

Në shtator 2020 Hajdari inauguron akademinë e marketingut të AngLe, me synim bashkëndarjen e përvojave me profesionistë të tjerë të sektorit, i cili po përjeton një transformim drejt modelesh të reja, bazuar mbi regjistrimin duke paguar tarifa fikse në kohë (si ai në platformat Netflix e Spotify). Leksionet formuese shohin Ermelindën si trajnere dhe lançojnë freelancer-a ambiciozë. Për ngjizjen e këtij projekti ajo thotë se “Shumë persona, shumica e të cilëve profesionistë të rinj, më kërkonin informacione mbi veprimtarinë time si freelancer dhe kështu vendosa të bashkëndaja njohje e përvoja. Ajo që nuk mendova në fillim është se ky aktivitet i ri mundësonte pjesëmarrësit të shihnin të mundshme karrierën e freelancer-it të pavarur”.

Lexo: Digi Diaspora, një rrjet mbarë shqiptar i tekologjisë

Formimi bazohet në objektivat e pjesëmarrësve, të cilët mund të ndjekin një rrugëtim si freelancer të ardhshëm ose operatorë të marketingut. Në maj do të lançohet Fushata për Agjentët Digjitalë, kurs treditor fokusuar mbi përgatitjen e operatorëve të marketingut. Hajdari shprehet: “Duke qenë se kam përjetuar gjithë etapat fillestare të formimit, kam fituar kështu njohjen e duhur për të qenë partnere e një netëork-u lidhës me persona me synime homogjene dhe që të mundëson fuqizimin e aftësive. Këto përvoja ndihmojnë operatorët e marketingut të përmirësojnë profilin e tyre në treg”.

Megjithëse vazhdimisht e angazhuar me AngLe Agency, gjatë 2020-s Hajdari ka punuar me agjencinë e investimeve e burimeve njerëzore Smart Human Capital Group “Përmes AngLe synoj të krijoj një inkubator talentesh por ndërkohë vazhdoj të rafinoj talentin tim” – mbyll ajo dialogun me ne.

(Artikulli origjinal, shkruar nga Gjergji Kajana, është botuar italisht në 3 prill 2022)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0