Histori speciale nga Special Olympics Albania në Maratonën e Tiranës - Business Magazine Albania

Histori speciale nga Special Olympics Albania në Maratonën e Tiranës

Histori speciale nga Special Olympics Albania në Maratonën e Tiranës

Atletët e Special Olympics Albania morën pjesë në Maratonën e Tiranës, ngjarjen më të madhe sportive në vend, me 4,000 atletë nga Shqipëria dhe vende të tjera. Të shoqëruar nga familjarët dhe miqtë e tyre, atletët vrapuan në kategorinë Special Fun Run, duke mbartur një mesazh të fortë për thyerjen e tabuve për atletët me aftësi të kufizuara intelektuale.

Siç u shpreh njëri nga familjarët, ky është një moment i veçantë i gjithpërfshirjes në sport dhe në komunitet, duke promovuar një stil jetese aktiv.

“Për ne, kjo është hera e dytë që marrim pjesë në këtë maratonë. Na jep mundësinë të jemi më gjithëpërfshirës, të njohim njerëz të rinj, të bëhemi pjesë e komunitetit dhe të jetojmë një jetë aktive.”

Kjo organizatë mbështetet gjithashtu nga familjarë dhe miq të tjerë të atletëve me aftësi të kufizuara intelektuale. Me gjithpërfshirjen, aktivitetet e Special Olympics Albania i bëjnë ata të ndihen të angazhuar.

Roland Hysi, Drejtori Kombëtar i Special Olympics Albania, shprehu entuziazmin e tij për pjesëmarrjen e organizatës në Maratonën e Tiranës, duke theksuar një mesazh të përfshirjes dhe fuqizimit.

“Këtë vit, Special Olympics Albania, organizata më e madhe në botë për individët me aftësi të kufizuara intelektuale, ishte pjesë e Special Fun Run me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Jemi shumë të lumtur të ndajmë mesazhe për përfshirjen në sport dhe fuqizimin e individëve me aftësi të kufizuara intelektuale.”- u shpreh ai.

Lexo edhe:Fushata “Garo, Mbështet si Maratonomak” nga Fondacioni Down Syndrome Albania: Ndërgjegjësim dhe mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

Hysi bëri një thirrje të hapur për publikun që të mbështesin aktivisht Special Olympics Albania dhe misionin e saj.

“Ju ftojmë të gjithëve të bëheni mbështetës të organizatës dhe pjesëmarrës aktivë në sport.”- vijoi ai.

Special Olympics Albania mori pjesë së fundmi në Lojërat Botërore Special Olympics 2023 në Berlin, një moment historik, ku 10 atletë garuan në not, peshëngritje, atletikë dhe basketboll, duke fituar një medalje ari, dy medalje argjendi dhe dy medalje bronzi. Coca-Cola Bottling Shqipëria, e cila për 30 vjet prodhon dhe shpërndan produktet e Coca-Cola Company në vend, mbështeti Special Olympics Albania dhe atletët e saj gjatë gjithë organizimit.

Special Olympics Albania mbështetet nga The Coca-Cola Company si një partner themelues dhe sponsor global, një partneritet që filloi në vitin 1968. Aktualisht me një marrëveshje të rinovuar që do të vijojë deri në vitin 2031, rinovimi më i gjatë në historinë e partneritetit. Ky partneritet qëndron si një dëshmi e besimit të Coca-Cola në misionin e Special Olympics: të shfaqë potencialin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe të festojë fuqinë unifikuese të sportit.

Coca-Cola mbështet programet, atletët dhe ngjarjet e Special Olympics përmes donacioneve monetare dhe në natyrë, vullnetarizmit dhe nismave për rritjen e ndërgjegjësimit dhe është krenare që e realizon këtë edhe në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0