Hiqen përjashtimet fiskale për karburantet e jahteve dhe mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi - Business Magazine Albania

Hiqen përjashtimet fiskale për karburantet e jahteve dhe mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi

karburantet

Përjashtimet fiskale për jahtet që furnizohen më karburante në vend pritet të hiqen.

Ministria e Financave synon shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, të cilat furnizohen me karburant në zonat e lira doganore dhe magazinat doganore.

Për këtë qëllim propozohet vendosja e një takse prej 65 lekë/litër mbi karburantin (e cila përfshin, akcizën (37 lekë), taksë qarkullimi (27 lekë) dhe taksë karboni (1.5 lekë) që përdoret për furnizimin e tyre në këto zona. Pasi depozitohet në zonë të lirë, karburanti shkon në këto destinacione:

  1. Import në Republikën e Shqipërisë për të cilin paguhet taksa doganore, akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit, TVSH dhe;
  2. Rieksport, ku një pjesë të konsiderueshme e zë furnizimi i mjeteve lundruese për qëllime argëtimi, për të cilin niveli i taksimit është zero, rreth 18 mijë ton në vit.

Sipas relacionit të projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, që sqaron ndryshimet, këto mjete lundruese, si p.sh jahtet furnizohen pa taksa, pasi konsiderohen si furnizime qբ ndodhin jashtë territorit të RSH, për pasojë dhe çmimi me të cilin, jahtet e blejnë karburantin është shumë i ulët.

Aplikimi i taksës prej 65 lekë/litër sjell rritje të ardhurash në buxhet, duke qenë në të njëjtën kohë një taksë më e ulët se ajo e karburantit që importohet në kushte normale, për të cilin taksat në total janë rreth 90 lekë/litër taksa (TD+A+TQ+TK+TVSH).

Ky aplikim është në analogji dhe me direktivën e Këshillit Europian 2003/96/EC e 27 Tetorit 2003 “Ristrukturimi i kuadrit të Komunitetit për taksimin e produkteve të energjisë dhe të energjisë elektrike”. Kjo, pasi sipas kësaj direktive janë të përjashtuara nga akciza lëndët djegëse për furnizimin e mjeteve lundruese përveç ‘mjeteve lundruese private të argëtimit’ edhe kur ky furnizim kryhet brenda ujërave të Komunitetit Europian.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0