HikVision drejt zgjidhjeve inovative në sisteme digjitale - Business Magazine Albania

HikVision drejt zgjidhjeve inovative në sisteme digjitale

HikVision
~3 minuta lexim

Kompanitë e teknologjisë janë pikërisht ato që udhëheqin shumë zhvillime të tjera në të gjithë sektorët e ekonomisë. HikVision, ëshë kompania ndërkombëtare me një vëmendje të theksuar në rajonin e Ballkanit, për të sjellë të gjitha zgjidhjet teknologjike, si për konsumatorin familjar, për sipërmarrje, institucione, e madje sisteme menaxhimi për të gjithë qytetin. Nëse mendoni se teknologjia ndalet tek pajisjet e kontrollit, realiteti është tërësisht ndryshe. Zgjidhje që, krahas monitorimit, ofrojnë edhe rezultate për vlerësime, për të siguruar analiza, matje, apo zgjidhje të reja. E gjithë kjo mundëson më pak lëvizje, zgjidhje më të shpejta dhe më të lira. Për trendet e fundit të teknologjisë dhe qasjen e Shqipërisë ndaj tyre ne zhvilluam një intervistë me z.Eduard Dedolli, Menaxher i HikVision për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.

Me cilat risi vini në panairin ndërkombëtar të Klik Expo Klik?

Prania jonë solli risi, jo vetëm në CCTV, por edhe në sistemet e ruajtjes së objekteve (alarmisitikës), përfshirë këtu, jo vetëm me kabëll, por edhe teknologjinë në wireless. Interactive display shumë në interes për proceset e mësimdhënies. Përpos këtyre sjellim edhe disa nga zgjidhjet (solution) më të fundit: people counting, traffic solution, parking management solution, etj.

Ku është foksuar më së shumti kompania juaj në vitet e fundit?

Fokusi ynë kryesor është dhënia e një zgjidhje të plotë (totale) për sigurinë, kontrollin, monitorimin, komunikimin, smart home, bazuar në kërkesat dhe nevojat e tregut. Duhet theksuar që e gjithë kjo gamë shërbimesh menaxhohet nga një sistem i vetëm.

Cilat janë produktet apo shërbimet më me interes dhe më me perspektivë për tregun?

Produktet që janë në prespektive për tregun local lidhen me LED Wall Indoor, Outdoor dhe risi LED Wall transparent. Mund të përmendim gjithashtu kamerat me panel Solar, të cilat punojnë në mënyrë të pavarur dhe ofrojnë monitorim kudo.  Gjithashtu edhe modelet më të reja NVR, eNVR power saving NVR (Network Video Recording).

Cilat janë teknologjitë e të ardhmes ku do të punoni më shumë?

Si pjesë shërbimesh mund të përmendim zgjidhjet tona në fusha të ndryshme si: Edukim, Healthcare, Parking System, Transport, Warehouse, Energetic, Retail.

Si është pozicionuar tregu shqiptar në implementimin e teknologjive të reja?

Tregu shqiptar është në fillimet e tij në përkrahjen e teknologjive të reja, ku disa nga zgjidhjet e mësipërme kanë filluar të implementohen si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0