Hidhet në konsultim publik ligji/ Profesionistët e lirë taksohen në mënyrë progressive, njëjtë dhe për të ardhurat nga puna - Business Magazine Albania

Hidhet në konsultim publik ligji/ Profesionistët e lirë taksohen në mënyrë progressive, njëjtë dhe për të ardhurat nga puna

Të gjithë të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime profesionale nga 1 janari 2023 do të tatohen në mënyrë progresive.

Në draftin e zbardhur të Financave që është hedhur për konsultim publik, përcaktohet se kjo kategori që deri më tani nuk taksohej pasi përfitonte nga lehtësitë si biznes i vogël, për të ardhurat nga 0 deri në 14 milionë lekë nga veprimtaria e tyre do të tatohet me 15%, ndërsa nëse kalojnë këtë nivel të ardhurash norma e tatimit shkon në 23%.

Lista me profesionistët e lirë që do të përfshihen në këtë skemë taksimi do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, pas miratimit të ligjit.

Po njëlloj do të tatohen edhe të ardhurat nga biznesi për individët tregtar, pra subjektet e vogla . Por, ndryshe nga profesionet e lira, për individët tregtarë futja në këtë skemë të re taksimi nuk parashikohet së afërmi dhe ligji i ri nuk përcakton një afat kohor se kur mund të ndodhë kjo.

Lexo edhe: Si pritet të funksionojnë taksat e reja për të vetëpunësuarit

Drafti specifikon se deri më 2029 lehtësitë do të mbeten në fuqi dhe gjitha bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë (përveç të vetëpunësuarve profesionistë të lirë) do të vazhdojnë të paguajnë 0 tatim fitimi.

Edhe pse fokusi do të jenë profesionistët e lirë që ofrojnë shërbime , ligji sjell shumë ndryshime që prekin edhe kategori të tjera. Kështu, individët me të ardhura vjetore nga 0 deri në 2.040.000 lekë do të paguajnë 13% tatim, ndërsa për tatimpaguesit që tejkalojnë këtë kufi të ardhurash aplikohet norma maksimale e taksimit 23%.

Me ndërhyrjet e reja Financat kanë rishikuar edhe pragun për deklaratën vjetore të të ardhurave personale. Nëse aktualisht detyrimin për dorëzimin e saj pranë Tatimeve e kanë të dypunësuarit dhe individët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, tashmë më ligjin e ri kufiri ulet.

Sipas formulës së re, do të duhet që të gjithë individët që marrin të ardhura vjetore nga puna më shumë se 1.2 milionë lekë të plotësojnë deklaratën e të ardhurave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0