Hetimi Tatimor dërgon në Prokurori 54 biznese, dëmi mbi 4 miliardë lekë

Hetimi Tatimor dërgon në Prokurori 54 biznese, dëmi mbi 4 miliardë lekë


Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, në tre muajt e fundit të vitit të kaluar (tetor–dhjetor 2017), ka referuar pranë këtyre organeve 54 subjekte tregtare, për disa vepra penale. Këto vepra penale kanë për autorë 72 persona që po hetohen në gjendje të lirë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dëmi financiar i shkaktuar si pasojë e këtyre veprave penale përllogaritet mbi 4 miliardë lekë.

Masat kanë ardhur gjatë kontrolleve që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe strukturat në varësi të saj, bënë në kuadër të luftës kundër informalitetit. Krahas kontrolleve të aktiviteteve ekonomike në të gjithë territorin tatimet theksojnë se u fokusuan në parandalimin, zbulimin, dhe goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave. Materialet e referuara në prokurori lidhen me vepra penale përfshijnë:

Krijimin e skemeve të mashtrimit me TVSH-në. Janë referuar 4 raste me 21 autorë, me një vlerë dëmi prej 3 milionë lekë.

Fshehje të ardhurash, janë referuar gjithsej 13 raste me 14 autorë, me një vlerë fshehjeje prej gati 8 milionë lekë.

Mospagim taksash dhe tatimesh, janë referuar gjithsej 21 raste me një vlerë mospagimi prej gati 3 miliardë lekë.

Sipas tatimeve, janë referuar edhe 16 raste për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Penal me 16 autorë me një vlerë dëmi prej 800 mijë lekë.

‘Për të gjithë rastet e sipërcituara është arritur të bëhet dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë së paligjshme të këtyre subjekteve. Në bashkëpunim me Prokuroritë përkatëse vijon puna për përfundimin sa më të shpejtë të hetimit dhe dërgimin e autorëve për gjykim nga organet e  drejtësisë’, theksojnë tatimet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0