Hertz, gjigandi i makinave me qera shpall falimentimin - Business Magazine Albania

Hertz, gjigandi i makinave me qera shpall falimentimin

Hertz, një nga kompanitë më të mëdha të dhënies me qira të makinave në ShBA, të premten paraqiti kërkesë në gjykatë për shpalljen e falimentimit, pasi koronavirusi shkatërroi biznesin, duke e futur në listën e kompanive të mëdha që kanë falimentuar gjatë pandemisë.

Pikat kryesore

  • Hertz do të paraqesë kërkesë në gjykatë për shpalljen e falimentimit, por do të vazhdojë të aktivitetin e saj gjatë zhvillimit të procedurës së falimentimit duke patur mundësinë në këtë mënyrë të përdorë keshin në dispozicion të saj, që arrin vlerën prej 1 miliard USD.
  • Aktivitetet e kompanisë në Evropë, Australi dhe Zelandë e Re të Hertz nuk përfshihen në kërkesën e saj për falimentim
  • Kompania ia atribuoi falimentimin  rënies së papritur të të ardhurave dhe të prenotimeve në të ardhmen për shkak të rënies së kërkesës për udhëtime.
  • Kompania tha se u përpoq të merrte ndihmë nga qeveria federale, por “aksesi në fonde për industrinë e makinave me qira nuk u bë e disponueshme.”
  • Para paraqitjes së kërkesës për falimentim, Hertz kishte pushuar 12,000 punonjësve dhe iu kishte dhënë leje të paguar nga shteti edhe 4,000 punonjësve të tjerë gjatë pandemisë.
  • Investitori legjendar Carl Icahn zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të Hertz, gati 39%.

“Me ashpërsimin e ndikimit të COVID-19 në biznesin tonë, dhe pasigurinë se kur udhëtimi dhe ekonomia do të rimëkëmben, ne duhet të ndërmarrim hapa të mëtejshme për të përballuar një rikuperim të mundshëm të tejzgjatur,” tha Presidenti Hertz dhe CEO Paul Stone në një deklaratë “Veprimi i sotëm do të mbrojë vlerën e biznesit tonë, do të na lejojë të vazhdojmë aktivitetin tonë dhe t’u shërbejmë klientëve tanë, dhe të ofrojë kohën e nevojshme për të krijuar një themel të ri financiar më të fortë për të lëvizur me sukses përmes kësaj pandemie dhe për të na pozicionuar më mirë në të ardhmen. ”

Biznesi i transportit është në vështirësi financiare për shkak të pandemisë. Konkurrenti i Hertz, Avis si dhe gjigantët e tjerë Uber UBER dhe Lyft LYFT u është dashur të pushojnë mijëra punëtorë për të shpëtuar aktivitetin. Rrjetet e famshme te dyqaneve JC Penny JCP dhe Neiman Marcus gjithashtu kanë paraqitur javën e fundit kërkesën në gjykatë për falimentim për shkak të koronavirusit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0