Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, 35.4 mln euro grant nga BE

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, 35.4 mln euro grant nga BE


Përfaqësues të qeverisë shqiptare kanë nënshkruar me përfaqësuesit e BERZH marrëveshjen e grantit të BE-së prej 35.4 mln euro për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit Christian Danielson, dhe drejtori i BERZH-it në Tiranë Matteo Colangeli dhe zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Erion Luçi. Granti parashikon rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe degëzimin me Rinasin.

Kosto totale e projektit vlerësohet në shumën prej 90.45  milionë euro. Granti i akorduar nga Fondi i Përbashkët Europian i Ballkanit Perëndimor. Pjesa tjetër e financimit është kredi nga BERZH në shumën 36.8 milionë euro dhe 16 milionë euro që do të financohen nga qeveria shqiptare.

Ministri Gjiknuri tha se, “projekti do të ndikojë në cilësinë e lëvizjes së qytetarëve midis dy qyteteve më të mëdha të Shqipërisë. Koha që do të nevojitet për të udhëtuar nga qendra e Tiranës drejt Aeroportit Nënë Tereza do të jetë rreth 12 minuta me tren ekspres ndërsa nga qendra e Tiranës deri në qendër të Durrësit do të duhen afro 22 minuta”.

Projekti pritet të ndikojë gjithashtu në hapjen e shumë fronteve të reja të punës, si gjatë realizimit të punimeve ndërtimore, ashtu edhe gjatë periudhës së operimit të kësaj linje hekurudhore, nënvizoi ministri.

Drejtori për zgjerimin në Komisionin Evropian Christian Danielson u shpreh i kënaqur që tanimë me ndihmën e Bashkimit Evropian ky projekt po avancon.

“Ky sektor dhe këto lidhje që do të krijohen do të ndihmojnë që të afrojnë Shqipërinë jo vetëm me vendet fqinje por edhe me pjesët e tjera të raonit dhe natyrisht edhe me BE. Projekti gjithashtu do të ketë një impakt të madh në ekonomi dhe këtë do ta arrijë me anë të përmirësit të flukseve në tregti. Do të përmirësojë po ashtu edhe treguesin e vendeve të reja të punës, jo vetëm në periudhën e ndërtimit por edhe gjatë funksionimit dhe mirëmbajtjes së linjës”, theksoi Danielson.

Ministri Gjiknuri tha se po punohet edhe për projekte të tjera në infrastrukturën hekurudhore, si ai për lidhjen e Vorës me Shkodrën dhe Hanin e Hotit drejt Malit të Zi. Ky projekt përveçse rehabiliton linjën e amortizuar nga Vora në Shkodër, do të mundësojë dhe standartizimin e hekurudhës me Malin e Zi, si dhe fokusohet në krijimin e lidhjeve hekurudhore efikase midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Projekt tjetër hekurudhor që është aktualisht në fazën e studimit të fizibilitetit, është Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Pogradec – Lin dhe ndërtimi i linjës së re Lin – kufiri me Maqedoninë (korridori i VIII-të hekurudhor). Sipas ministrit Gjiknuri, “Qeveria shqiptare po shikon sot mundësinë e lidhjes se rrjetit tonë hekurudhor, me korridorin hekurudhor TEN-T Orient/East Med ne Greqi nëpërmjet Kapshticës dhe Follorinës përkatësisht ne linjën hekurudhore Durrës – Elbasan – Pogradec – Kapshtice – Follorinë Selanik /Athine (Pireu) që lidh portin e Durrësit në Detin Adriatik me portin e Selanikut dhe të Pireut në Athinë, të cilat janë nga portet më të mëdhenj të mallrave në Mesdhe”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0