Heineken po synon të bëhet lider i tregut të pijeve pa alkool - Business Magazine Albania

Heineken po synon të bëhet lider i tregut të pijeve pa alkool


Heineken, birra holandeze ka lançuar një version me zero alkool të produktit të saj më të madh, pasi marka po synon një pozicion udhëheqës global në një kategori me rritje të shpejtë.

Ndryshe nga konkurrentët, të cilët kanë birra jo-alkoolike të përshtatura për tregjet individuale, gjigandi i pijeve lançoi Heineken 0.0Grand Prix në Barcelonë me plane për ta shitur produktin në 14 tregje në Europë, Rusi dhe Izrael.

Mes viteve 2010 dhe 2015, tregu europian i birrës me zero alkool u rrit me rreth 5% në vit, një treg në të cilin Heineken synon të hyjë me një birrë pa “hangover” për konsumatorët e tij.

Për kompanitë prodhuese të birrës, birra pa alkool ka shpenzime të larta, pasi tatimi do të ishte i ngjashëm me atë të pijeve të buta, një kategori potencialisht nën kërcënim pasi birraritë po bëhen më të afta të theksojnë kredencialet natyrore të birrës dhe të ofrojnë pije më të shëndetshme.

“Ne duam ta bëjmë Heineken markën kryesore të birrës globale në 0.0.” tha Gianluca Di Tondo, drejtues i markës Heineken.

Heineken 0.0 është produkt i një “cikli të mësuarit të virtytshëm”, tha Codruta Berbecaru, menaxhere e projekteve në nivel global në Heineken.

Burimi: warc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0