Kohët e fundit, Indeksi i Tranzicionit të Energjisë i WEF 2021 e rendit Shqipërinë si më të mirën në rajonin e Ballkanit Perëndimor (PB), duke zënë vendin e 25-të në renditjen globale.
Zhvillimi i sektorit të energjisë ka qenë një prioritet jetik nder dekada dhe çdo qeveri ka kërkuar të inkurajojë kapitalin e huaj për të hyrë në sektorin e energjisë. Një politikë, e cila është konkretizuar, me lehtësira dhe subvencionet qeveritare për mbështetjen e investimeve, shoqëruar me krijimin e një fuqie punëtore me cilësi të lartë teknike dhe me përvojë, veçanërisht në sektorin hidroenergjetik.
- Potenciali teknik dhe zhvillimet praktike të HEC-eve
Duke marrë parasysh se pika e referencës për çdo vendimmarrje investimi ka të bëjë me normën e kthimit, avantazhet krahasuese të hidrocentraleve shqiptare (HEC-ve) janë të padiskutueshme. Ato janë të lidhura me potencialin e jashtëzakonshëm natyror të vendit: me tetë lumenj të mëdhenj që përshkojnë një pellg ujëmbledhës përmbi 57% të shtrirjes aktuale politike te vendit, me një lartësi mesatare prej 700 m mbi nivelin e detit dhe një prurje shumëvjeçare 1245 m3/sekonde, për një furnizim të kombinuar prej përmbi 40 miliardë metra kub.
Për sa më sipër, bazuar në të dhënat më të fundit zyrtare, mund të thuhet afërsisht se sot kapaciteti total i instaluar ka arritur në 2450 MW; projektet e dhëna por të pazhvilluara në 1435 MW; potenciali hidroenergjetik i studiuar por ende i pashfrytëzuar, në rreth 615 MW. Ne këtë kuadër, kapaciteti i instaluar i centraleve të prodhimit privat ka arritur ne 1100 MW.
Për sa këtu, siç edhe kuptohet tradicionalisht burimet e energjisë elektrike të zhvilluara në Shqipëri janë bazuar në potencialin hidroelektrik. Gjithsesi, sot rreth 46% janë akoma të “virgjëra”. Për më tepër, vlen të theksohet se vendi mund të ofrojë një nga kostot më të ulëta të prodhimit të rajonit (LCOE) të hidrocentraleve, duke filluar nga një mesatare prej 30 Euro/MWh.
E gjitha ka sjellë qe sektori hidroenergjitike te materializohet prej kohësh si një nga drejtimet e synuara të investimeve të huaja të suksesshme, me prejardhje nga vendet në Evropë me traditën më të vjetër të industrisë hidroenergjetike.
- Vështrim i përgjithshëm mbi burimet alternative të rinovueshme
Lidhur me të ardhmen, projektet e hidroelektrike janë ndër burimet më të kërkuara në një treg të liberalizuar dhe të hapur, te cilat përbejnë edhe bazën me te mire për zhvillimin e burimet te tjera të luhatshme (siç janë ato energjetike nga era dhe dielli).
Potenciali diellor në Shqipëri
Duke kaluar te burimet alternative të rinovueshme, Shqipëria ka një rrezatim të jashtëzakonshëm të diellit në pjesën më të madhe të territorit të saj. Mesatarisht ka rreth 286 ditë, me deri në 2700 orë diell në vit (në zonën e Myzeqesë kjo shkon në 1700 kWh/m²/a).
Sipas studimeve paraprake të zonave, aktualisht ekziston një potencial teknik i pashfrytëzuar, me një kosto të ulët kapitale, për vendosjen e projekteve diellore deri në 2378 MW. Të dhënat e fundit tregojnë qe ne projekt në sektorin e energjisë diellore janë 1.3 GW.
- Sistemi mbështetës/nxitës feed-in tariff
Deri kohët e fundit, Shqipëria nuk kishte asnjë kuadër rregullator mbështetës për vendosjen e burimeve të rinovueshme të energjisë përveç hidrocentraleve. Një ndryshim i këtij trendi erdhi me miratimin e ligjit të ri për Burimeve te Rinovueshme te Energjisë (BRE) në 2017. Ligji i BRE-ve vuri bazën e kuadrit ligjor që mundëson tarifën nxitëse të disponueshme për centralet FV deri në 2 MW, prej 100 Euro/MWh, dhe ato lundruese me 101.5 Euro/MWh, si dhe centralet e prodhimit te energjisë me erë deri në 3 MW me 76 Euro/MWh.
Një kuadër i ri pasoi fillimisht me marrëveshjen midis Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) më 6 maj 2017, dhe më pas ajo midis BERZH – Sekretariatit te Komunitetit të Energjisë (EnC) më 9 qershor 2017. Marrëveshjet shikojnë angazhimin për zhvillimin e deri 700 MW në FV dhe energji nga era, deri në vitin 2020.
Sa më sipër u plotësua në Shqipëri me miratimin e Planit Kombëtare te Veprimit për Energjitë e Rinovueshme (PKVBRE) 2019-2020 që rrit kapacitetin e FV të planifikuar nga 120 MW në 490 MW dhe erës nga 70 MW në 150 MW.
- Tarifa premium/Kontrata për diferencë
Në vijim, ju hap mundësia centraleve te mëdha të energjisë së rinovueshme te përfitojnë nga Tarifat Premium përmes një Kontratë për Diferencën (CfD) afatgjate PPA 15-vjeçare.
Shqipëria ishte vendi i parë në Ballkani Perëndimor (BP) që hapi një ankand për prodhuesit e energjisë së rinovueshme me mbështetjen e EnC dhe BERZH (gusht 2018).
Me tej, në maj 2020 u hapën ofertat e dorëzuara për ndërtimin e Centralit Fotovoltaik në zonën e Karavastasë me fuqi të instaluar 140 MW. Kompania fituese franceze Voltalia doli me një ofertë shumë konkurruese dhe te favorshme për palën shqiptare prej 24.89 Euro/MWh, e cila parashikon investimin e mbi 100 milionë euro me kontratë 30-vjeçare. Kompania tashmë ka filluar punën paraprake në shkurt 2021 dhe zbatimin ne qershor 2022.
Në Mars 2021, kompania Voltalia fitoi gjithashtu kontratën për ndërtimin dhe funksionimin e një centrali diellor prej 100 MW në Spitallë, Durrës.
Së shpejti, Shqipëria do të hapë garën për ndërtimin e një centrali fotovoltaik lundrues me 12.9 MWp në Hidrocentralin e Vaut të Dejës. BERZH i ka dhënë një hua 9.1 milionë euro Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Ndërkohë, KESH ka instaluar një impiant fotovoltaik mbi Digën e Hidrocentralit të Vaut të Dejës, me një fuqi nominale 5.14 MWp.
Rreth pjesës tjetër të projekteve prej 1300 MW, tanimë janë me dhjetëra projektet që shkojnë nga 20 MW deri ne 275 MW, ku me të mëdhenjtë janë të partnerizuar ose në kërkim të partneritetit me investitorë të huaj për t’u zhvilluar.
Lexo: Avantazhet e një biznesi familjar
Projektet e vogla të energjisë së shpërndarjes të burimeve të rinovueshme
Për me shumë, rinovimi i thellë i energjisë së rinovueshme në tregun e energjisë sheh madje edhe kthimin e vëmendjes drejt veçorive lokale. Kjo tendencë u finalizua në qershor 2019 kur MIE miratoi opsionin më të favorshëm te mundshme të skemës së matjes neto, që ka parë instalimin e mbi 200 njësive të impianteve diellore të vetëprodhimit, të vlerësuara në rreth 50 MWp.
Skema është e hapur për projekte të energjisë së rinovueshme deri në 500 kW. Skema e matjes neto të cilës i njihet kthimi i plotë i energjisë së injektuar dhe pa pagesën e asnjë kostoje për përdorimin e rrjetit. Kjo mendohet të mundësojë vendosjen e deri në 200 MW të PV, për familjet private, institucionet publike dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Akselerimi i zhvillimit te fotovoltaikeve edhe si shkak i hapjes së tregut të shërbimeve të energjisë
Shpërndarja e burimeve alternative të rinovueshme është bërë një prioritet jetik për Shqipërinë. Agjencia për Efiçiencë të Energjisë ka vënë në funksion certifikatën e parë të performancës energjetike në Shkurt të vitit 2021.
Për atë që është me interes këtu, kur projektohet dhe ndërtohet apo kalon nëpër një rinovim të rëndësishëm apo qenësishëm, subjekti duhet të analizojë mundësinë e përdorimit të sistemeve me performancë të lartë energjetike si një “masa alternative”, siç janë “Sistemet e decentralizuara të furnizimit me energji të rinovueshme”, të cilat kanë një ndikim të barabartë ose më të lartë në kursimin e energjisë.
Te tjera opsione kane të bëjë me planet e detyrueshme të “Performancës ne ndërtesa “me konsum energjie gati zero””. Shumë masa dhe akte të tjera janë në përgatitje për periudhën e afatshkurtër e të ardhshme.
- Shqipëria si një treg me zhvillim emergjent i erës në Ballkanin Perëndimor
Potenciali i erës si burim energjetik është i shpërndarë në të gjithë territorin, me një shpejtësi mesatare vjetore të erës 6 – 8 m/s. Si burim i prodhimit të energjisë, era nuk është shfrytëzuar ende, pavarësisht potencialit të lartë që paraqet dhe licencave të dhëna ne përmbi 4300 MW.
Shqipëria ka shpallur ne fundin e vitit 2020, nisjen e ankandit të parë hibrid në vend për termocentralet e erës në tokë. Në fillim të qershorit 2021, Kryeministri bëri publike hapjen e një gare për centralet me erë deri ne 150 MW te cilat do te marrin mbështetjen deri ne 76 Euro/MWh. Ankandi u përgatit me mbështetjen e BERZH-it dhe ka shikuar mbylljen e fazës se tij te pare me 23 Qershor 2022. Po ashtu me këtë rast janë bere publike plane për lancimin e garave për centrale me ere off-shore.
- Projeksion i reja qe hapen nga liberalizimi i tregut dhe integrimi rajonal
Rritja e projekteve të mëdha dhe të shpërndara parashikohet të përshpejtohen pas procesit të liberalizimit të tregut. Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) ka nënshkruar marrëveshjen me ofruesin e shërbimeve të përbërë nga një Konsorcium Hellenic. Ai synon të zbatojë modelin e synuar të Bashkimit Evropian për tregjet e ditës në vijim (day-ahead) dhe brenda ditës (intraday markets) deri në fund të këtij viti.
Pra, vendi po hyn në një treg në zhvillim të tregtisë alternative dhe deregullim të furnizimeve. Një zhvillim që lejon të menduarit për projekte që përputhen me interesat e kompanive më të njohura dhe qe promovojnë më shumë qëndrueshmërine dhe mundësinë për të bazuar projektet e reja në stimujt e tregut.
Autori: Dr. Lorenc Gordani është ekspert ligjor për çështjet e energjisë dhe Drejtor i Departamentit të Masterave Profesional pranë Tirana Business University (TBU).
Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.