HEC-i i Skavicës, qeveria miraton projektligjin për negocimin e kontratës me Bechtel - Business Magazine Albania

HEC-i i Skavicës, qeveria miraton projektligjin për negocimin e kontratës me Bechtel

Qeveria ka miratuar projektligjin për negocimin e kontratës me kompaninë amerikane Bechtel International, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit te Skavices. Hartimi i kontratës do të bëhet me asistimin e Avokaturës së Shtetit.

Ndërtimi i HEC-it sipas projektligjit ndahet ë dy faza. Faza e parë e cila lejon Bechtel të paraqesë programin në Këshillin e Ministrave. Faza e dytë ku nis studimi fiziologjik i hapësirës, projektimin dhe ndërtimin. Kostot janë llogaritur në 308 milionë euro për alternativën me digë të ulët dhe 510 milionë euro për alternativën me digë të lartë.

LEXO: HEC Moglica fillon prodhimin e energjisë elektrike

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) do të shërbejë si faktor kontraktues dhe do të paguajë kostot e fazës së parë. KESH shprehet se është një projekt me vlefshmëri për vendin tonë dhe se do të paguajë veten brenda 10 vitesh funksionimi. Hidrocentrali i Skavicës do të jetë pjesë e kaskadës së Drinit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0