Haxhinasto inspekton rrugën Rrogozhinë-Kapshticë

Haxhinasto inspekton rrugën Rrogozhinë-Kapshticë


Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, paralajmëron penalitete për qytetarët që dëmtojnë sinjalistikën rrugore. Ai së bashku me drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve, Dashamir Xika, kanë inspektuar punimet që po kryhen për përmirësimin e sinjalistikës rrugore në aksin Rrogozhinë-Kapshticë, projekt i cili kap vlerën e 8 miliardë lekëve.

Dëmtimi i sinjalistikës së sapo vënë në disa zona ka bërë që ministri të adresojë këtë apel ndaj qytetarëve, duke bërë të qartë se nuk do të tolerohen dëmtuesit, ai tha se do ketë gjoba nga 25 mijë deri 100 mijë lekë të reja.

Haxhinasto përmendi edhe punën që po bëhet në aksin Fushë Krujë-Hani i Hotit, degëzimi drejt Muriqanit ku siç tha ai janë eliminuar 38 pika të rrezikshme për qarkullimin rrugor.

Ministri cilësoi një projekt të rëndësishëm atë për mirëmbajtjen e 1300 km akse rrugore kombëtare.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0