Harta që tregon numrin e përdoruesve të internetit në botë

Harta që tregon numrin e përdoruesve të internetit në botë


Dy hulumtuesit e Institutit Teknologjik të Oksfordit, Mark Graham dhe Ralf Strauman kanë krijuar një hartë globale që tregon numrin e përdoruesve të internetit në shtete të ndryshme.

Shtetet që janë me ngjyra të ndezura janë ato që kanë numrin më të lartë të përdoruesve, shoqëruar kjo edhe me përqindje.
Informacionet për ndërtimin e kësaj harte janë siguruar nga Banka Botërore, e cila që nga viti 1990 gjurmon numrin e përdoruesve të internetit si pjesë e programit të saj të publikimit të indikatorëve ekonomik në botë.

Kontinenti aziatik kryeson listën me 1.24 miliardë përdorues në planet. Kjo shifër është e barabartë me totalin e përdoruesve të internetit në Europë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën e Veriut.

Në rang shtetesh, Kina ka numrin më të madh të përdoruesve me 600 milionë. SHBA-ja, India dhe Japonia vijnë pas me 270 milionë, 190 milionë dhe 110 milionë. Më pas vijnë shtetet europiane.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.alBusiness Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0