Hap!de, programi që ju ndihmon të rrisni një biznes social - Business Magazine Albania

Hap!de, programi që ju ndihmon të rrisni një biznes social


“Hapide Combinator” është një program inkubimi dhe akselerimi për startup-et me impakt social, i përshtatur me fazat e ndryshme të zhvillimit të biznesit. Një “produkt” i Yunus Social Business Balkans, ndryshe i quajtur “fabrikë”. Kjo pasi mendohet të marrë përmasa më të mëdha, por prodhimi do të vazhdojë të jetë cilësor.

Një panair i realizuar nga “Hapide” u dha mundësinë të promovohen pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës 18 startupeve sociale shqiptare. Arkitekt, Organic Shop, Zamu, Sipri Gift, Pana StoryTelling Furniture, ishin disa nga emrat e pranishëm. Yunus ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i këtyre startupeve që kur ato lindën thjesht si ide. Ndaj kjo iniciativë e re është menduar t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre që duan të hapin ide e të hedhin themelet në rritjen e tyre.

   

Pas panairit, të ftuarit u zhvendosën në një ambient tjetër për të vazhduar me një pjesë interesante të programit. Nën prezantimin e Gerti Boshnjakut, u drejtua një panel me të ftuar: Adrian Civici, President i Universitetit Europian të Tiranës, Shkëlzen Marku bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm pranë Yunus Social Business Balkans, Dritan Mezini themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë DM Consulting Services dhe Daklea Shtylla themeluese e dy bizneseve sociale “M.I.K.E” dhe “Shtëpia e Zotërinjve”.

“Studentët duhet të mendojnë të përfshihen në biznes, ndërsa detyra jonë është të ushqejmë besimin se kjo është rruga e duhur,” shprehet zoti Civici.

“Duhet ndryshuar koncepti i të bërit biznes, vazhdon ai. “Sot, vlen ideja më shumë se paratë.”

Gjatë diskutimit u fol dhe për rëndësinë e mentorit, personi kornizues që përcakton sensin e orientimit.

I pyetur për rolin e mentorit në fushën e startupeve, Z. Mezini thotë: “Unë jam nga ata shembuj që ka dështuar shumë herë në jetë, por është ngritur prapë. I besoj rolit të mentorit për nxitjen dhe ndihmën që ai u jep startup-eve të të gjitha llojeve.”

Tregu shqiptar vetëm vitet e fundit duket të ketë përkrahur frymën e sipërmarrjes sociale dhe inovacionit. Sigurisht që iniciativa për të ngritur një sipërmarrje do të përballet gjatë gjithë rrugës së saj me problematika, por duhet të ndjekim konceptin anglosakson, ku ka më shumë kapital dhe nuk kërkohet mbështetje nga shteti apo shpërndarja.

Të rinjtë shqiptarë duhet të kapin ritmin, të bëhen punëdhënës e të krijojnë një vend pune për veten e tyre. Ndonëse flitet për mungesë fondesh dhe Business Angels, të cilët vendi ynë nuk i ka aktualisht, Yunus dhe Hapide janë dy mundësitë më të mira për të ata që duan të krijojnë apo të zhvillojnë biznesin e tyre social në tregun shqiptar.

Mendoni jashtë kornizës, njësoj si sipërmarrësit që u vlerësuan me çmime në eventin e sotëm. Ndoc Mulaj, Rafaela Rica, Gerti Boshnjaku, Dritan Mezini, Edona Bilali, morën çmimin “Mentor i vitit”. Një tjetër çmim honorifik ishte dhe ai “Changemaker of the Year” që u morë nga Daklea Shtylla, Gjergji Gjika, Pezana Rexha dhe Emanuela Zajmi.

Ina Toska, vajza me aftësi ndryshe, që është e apasionuar pas profesionit dhe artit të fotografisë dhe burim inspirimi për shumë të rinjë ishte fituese e çmimit të publikut në Social Impact Award Albania 2018 dhe Fituese e çmimit “Inspiring Person” nga Hapide.

Hap!de do të jetë e pranishme me evente e aktivitete të tjera të parashikuara për 2019, duke patur gjithnjë prioritet zhvillimin e sipërmarrësve dhe sipërmarrjeve në të gjitha industritë.

Në përmbyllje të eventit, Z. Shkëlzen Marku u shpreh se:

“Kemi kuptuar se gjërat e mira bëhen bashkë me dashamirës të tjerë të ekosistemit të sipërmarrjes”.

Në këtë kontekst në vijim u prezantua iniciativa Innovate Albania e konceptuar si një “Hub”, përbërë nga një sërë aktorësh që kanv vullnetin për të ofruar shërbimet dhe përvojën e tyre në favor të nxitjes dhe promovimit të sipërmarrjes dhe inovacionit në vend. Këtë nismë, Innovate Albania, aktualisht e kanë përqafuar kompani të rëndësishme si Business Magazine Albania, CBTL – Center for Business Technology & Leadership, Hap!de, ICT Awards, Big Media Expert and World Summit Awards.

Viti 2019 duket se do të sjellë supriza për startupet!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0