Çfarë e bën Python kaq të veçantë? Si ndodhi që kompanitë e mëdha adoptuan Python dhe implementuan top produktet e tyre duke e përdorur atë?
Ja disa nga karakteristikat kryesore të kësaj gjuhe:
- Është e lehtë për të mësuar – koha e nevojshme për të mësuar Python është më e shkurtër se sa për shumë gjuhë të tjera; kjo do të thotë se është e mundur që programimi aktual të fillohet më shpejt;
- Është e lehtë për t’u përdorur për të krijuar një softuer të ri – shpesh është e mundur të shkruash kodin më shpejt kur përdor Python;
- Është e lehtë të kuptohet – është gjithashtu shpesh më e lehtë për të kuptuar kodin e dikujt tjetër më shpejt nëse është shkruar në Python;
- Është e lehtë për ta marrë, instaluar dhe vendosur
Kompanitë kryesore që kanë përdorur Python
Disa nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare përdorin Python për aplikacionet e tyre janë: Google, Facebook, NASA, Nokia, IBM, SGI Inc, Walt Disney Animation Feature, Yahoo!
Disa nga website e bazuara në Python janë: Dropbox, Quora, Instagram, Bit Torrent, YouTube, etj.
Edhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) po përdor Python për të ruajtur faqet e tyre të internetit.
Ku përdoret Python?
Python është votuar si gjuha më e preferuar e programimit të të gjitha kohërave. Tre aplikimet kryesore ku Python është përdorur janë:
- Zhvillimi i webit
- Shkencat e të Dhënave (duke përfshirë machine learning)
- Analiza e të Dhënave / Vizualizimi
Gjithashtu përdoret në zhvillimin e lojërave, aplikacioneve në desktop, skriptim, kalkulime shkencore dhe matematikore Education Desktop GUIs, në aplikacionet e biznesit, etj.
Kërkesa për programuesit Python
Përdorimi i Python si gjuhë programuese është rritur dukshëm dhe sot përdoret në mbarë botën. Kjo ka ndikuar që kërkesa për programuesit Python në industrinë e Teknologjisë të ketë rritje masive.
Rankimi
Gjuha e programimit Python ka fituar titullin “gjuha programuese e vitit” bazuar në indeksin TIOBE (e cila mat popullaritetin e gjuhës programuese). Python ka numrin më të lartë të pikëve të rankimit në vitin 2018 krahasuar me gjuhët e tjera programuese duke u bërë pjesë e gjuhëve të mëdha programimi si C, C++ dhe Java.
Të dhënat nga indeksi PYPL (sa shpesh kërkohen tutoriale në Google) në Janar 2019 tregojnë se Python është renditur si gjuha e parë më e popullarizuar në mbarë botën me rritjen më të lartë në 5 vitet e fundit (15.8%).
Trajnimi Python Programming fillon më 24 Qershor, në ditët e Hënë – e Mërkurë – e Premte, ora 17:30 – 20:00.
Çmimi: 198€
*Kandidatët më të suksesshëm do të kenë mundësi për praktikë!
Për më shumë informacion rreth këtij trajnimi klikoni KËTU.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.