Hapen votimet për “Business Leaders 2025″ – Votoni të preferuarit tuaj! - Business Magazine Albania

Hapen votimet për “Business Leaders 2025″ – Votoni të preferuarit tuaj!

Në një botë digjitale, ajo që ka më shumë rëndësi për biznesin është sa të lumtur i bën klientët, sa vlerësohet puna juaj, sa e njohin markën tuaj dhe sa persona do t’i referonin shërbimet tuaja. Këtë e zbulojmë në konkurrimin e hapur të Business Magazine dhe AlbaniaTech, “Business Leaders 2025”. Me kategori që përfshijnë “Sipërmarrësin/en e vitit”“Yllin e diasporës”“Startup-in e vitit” dhe “influencërin/en e vitit”, ky konkurs ofron mundësinë  për të nominuar dhe vlerësuar ata që kanë bërë ndryshimin këtë vit.

Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

 Sipërmarrësi/ja e vitit

Në një botë gjithnjë më digjitale, suksesi i një biznesi matet nga lumturia e klientëve, njohja e markës dhe ndikimi që krijoni në treg. Kjo kategori nderon sipërmarrësin ose sipërmarrësen që këtë vit ka kthyer sfidat në mundësi, ka krijuar vlerë të qëndrueshme dhe ka treguar se sipërmarrja është motori i ekonomisë sonë. Nominoni atë lider/e që frymëzon me vizionin dhe rezultatet e tij/saj!

Gentian Gjiknuri- Logical

Ervin Kalemi- Publer
Lulzim Baumann – RecycAl
Igli Gjelishti – dev.al
Ardeta Koçi – FoodLovers
Linda Shomo – Easy Pay
Joana Dhiamandi – Dhiamandi Studio
Sara Karaj – SKosmetics
Rafaela Rica – Iceberg Communications

 

Ylli i diasporës

Një shqiptar që jeton jashtë vendit, por që po lë gjurmë në arenën ndërkombëtare të biznesit, sipërmarrjes, inovacionit dhe jo vetëm. Kjo kategori vlerëson ata që përfaqësojnë Shqipërinë me sukses dhe ndikim global, duke treguar talent, kreativitet dhe vizion në tregjet ndërkombëtare. Nominoni shqiptarët e Diasporës që ju kanë bërë përshtypje me arritjet e tyre!

Mira Murati

Jonika Hoomes

Kaon Krasniqi

Qëndrim Thaçi

Emina Cunmulaj

Richard Lukaj

Krenar Konomi

Endrit Cela

Xhoana Sylaj

Fabian Kamberi

Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

 

 

Lexo edhe: Business Magazine Albania prezanton “Business Leaders 2025”

  Startup           

Viti 2025 ka sjellë ide inovative dhe shërbime unike në Shqipëri. Kjo kategori nderon startup-in më premtues, më të angazhuar dhe atë që ka ofruar shërbimin më të mirë, edhe në hapat e parë të zhvillimit. Nominoni atë ide apo kompani që besoni se do të bëhet “unicorn-i” i ardhshëm shqiptar .

Bic.al

Bliss

Patoko

Katalogim

Beachmaster

Lookup Parking

Komuniteti.al

DollApp 

LekoTech

Andrra APP

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Lexo edhe:Njihuni me fituesit e “Business Leaders 2024”!

Influencëri/ja i vitit

Në botën e rrjeteve sociale dhe komunikimit digjital, ka një person që ka kapur  vëmendjen  dhe ka pëlqimin tuaj. A është një dashamirës i teknologjisë, i modës, apo një frymëzim në fushën e biznesit? Nominoni atë influencër që është më shumë se një fytyrë e njohur – është një udhëheqës, një shfaqës idesh dhe një pjesë e jetës së përditshme. Votoni atë që mendoni se dallon nga të tjerët!

Flogerta Lesi

Blendi Fevziu

Blendi Salaj

Arbana Osmani

Marsel Kalemi

Altin Prenga

Shefqet Avdullau

Julian Saraci

Valon Canhasi

Sherina Spahiu

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

 Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0