Hapen aplikimet për subvencione në bujqësi. 25 Marsi dita e fundit e aplikimeve - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për subvencione në bujqësi. 25 Marsi dita e fundit e aplikimeve

subvencione në bujqësi

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka hapur aplikimet për fermerët me qëllim subvencionimin në disa sektorë. Thirrja për aplikime do të qëndrojë e hapur nga data 25.02.2022 deri më 25.03.2022.

Fondi i vënë në dispozicion këtë vit është 3.2 miliardë, ku rreth 1 miliardë lekë do të shkojë vetëm për naftën falas që do të përdoret në bujqësi. Skema Kombëtare e këtij viti parashikon mbështetje për bujqësinë, kryesisht për inputet bujqësore nga 200-500 mijë lekë për hektarë, serat diellore ku subvencionohet në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 milionë lekë për hektarë, bimët aromatiko mjekësore 60 mijë deri në 1 milion lekë për hektarë, dhe 100-200 mijë lekë për fermat organike. Në blegtori, përcaktohet se për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, mbështetja është në vlerën 1 200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt. Ndërsa për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, jepet mbështetje në vlerën 10 mijë lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë  lekë për subjekt. Financim është parashikuar gjithashtu edhe për bletarinë me 1 mijë lekë për zgjua për ferma me jo më pak se 50 zgjoje si dhe do të mbështetet rinovimi dhe blerja e anijeve të peshkimit.

Sipas udhëzimit, për disa nga masat fermerët do të mund të aplikojnë vetëm me vetëdeklarim përmes e-albania, pa dorëzuar asnjë dokument, ndërsa për një pjesë të masave aplikimi bëhet me dosje fizike pranë AZHBR.

Përfitues mund të jenë fermerët individual apo grupe fermerësh, dhe kusht është pajisja me NIPT. Po ashtu, fermerët duhet të kenë bërë shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore të sigurimeve shëndetësore.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0