Komisioni Evropian hap aplikimet për startup-e dhe SME, që ofrojnë zgjidhje për COVID-19

Komisioni Evropian hap aplikimet për startup-e dhe SME, që ofrojnë zgjidhje për COVID-19


Komisioni Evropian po bën thirrje për startup-e, sipërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat mund të ofrojnë teknologji dhe risi, që mund të ndihmojnë në trajtimin, testimin, monitorimin ose aspektet e tjera të shpërthimit të Coronavirus. KE bën thirrje për të aplikuar me urgjencë në raundin tjetër të financimit nga Këshilli Evropian i Inovacionit.

Afati i fundit për aplikime në Përshpejtuesin EIC është ora 17:00 e Mërkurë 18 Mars (ora lokale e Brukselit).

Me një buxhet prej 164 milionë euro, kjo thirrje është “nga poshtë lart”, do të thotë se nuk ka përparësi të paracaktuara për tematikat. Aplikantët me risitë inovative për Coronavirus-in, do të vlerësohen në të njëjtën mënyrë si aplikantët e tjerë.

Sidoqoftë, Komisioni do të kërkojë të ndjekë me shpejtësi dhënien e granteve EIC dhe financave të përziera (duke kombinuar investimet e granteve dhe kapitalit) për inovacionet përkatëse të Coronavirus, si dhe për të lehtësuar qasjen në fonde të tjera dhe burime investimesh.

Lexoni: Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë i drejton qeverisë disa kërkesa

EIC tashmë është duke mbështetur një numër startup-esh dhe SME-sh me risi inovative për Coronavirus, të cilave u janë akorduar fonde në raundet e mëparshme. Kjo përfshin projektin EpiShuttle për njësi të specializuara të izolimit, projektin m-TAP për teknologjinë e filtrimit për të hequr materialin viral, dhe projektin MBENT për të gjurmuar mobilizimin njerëzor gjatë epidemive.

Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të Europian Union.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0