Hakerat vjedhin planet e Apple dhe e shantazhojnë me 50 mln euro - Business Magazine Albania

Hakerat vjedhin planet e Apple dhe e shantazhojnë me 50 mln euro

Hakerat

Hacker-at kanë vjedhur projektet konfidenciale për produktet që Apple ka parashikuar të hedhë në treg në të ardhmen. Grupi “Sodin”, që drejton “Revil”, thotë se i ka vjedhur planet nga Quanta Computer, një kompani me vendndodhje në Taivan, që merret me zhvillimin e laptopëve Apple.

Pjesëtarë të Revil,  njohur gjithashtu si Sodinokibi, vjedhin të dhëna dhe shantazhojnë për publikimin apo keqpërdorimin e tyre, kundrejt një pagese. Vlera që Apple do t’i duhet të paguajë hacker-ave shkon deri në 50 milionë $.

Sodin, që ka vjedhur të dhëna si “skema inxhinierike të produkteve të ardhshme dhe aktuale”, kërcënon se do të shkojë më tej duke marrë të dhëna private, edhe më konfidenciale. Për të konfirmuar zotërimin e të dhënave të vjedhura, ata kanë zbuluar disa projekte të pa publikuara nga Apple, si skemat e reja për iMac.

Lexo:

Kompania Quanta në Taivan ka refuzuar të paguajë dëmshpërblimin, duke bërë që hacker-at të fillojnë të kërcënojnë klientët, duke thënë se do të publikojnë çdo ditë dokumente të reja.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0