Guvernatori Sejko: Falimentet e mëdha mund të shtojnë kreditë e këqija - Business Magazine Albania

Guvernatori Sejko: Falimentet e mëdha mund të shtojnë kreditë e këqija


Ristrukturimi i disa kredive me probleme që kanë rreth 30 kompani të mëdha ka nisur, ndërsa Banka e Shqipërisë ka nxjerrë një rregullore të unifikuar për të gjitha bankat, sesi duhet të procedojnë.

Janë rreth 90 milionë euro, për të cilat bankat kanë rënë dakord të lidhin marrëveshje të reja me debitorët. Në raportimin vjetor në Kuvend, guvernatori Gent Sejko tha se, duhet miratimi sa më parë i ligjit të ri për falimentimin.

“Për ato raste, të cilat janë vërtet pa asnjë perspektivë pozitive, miratimi i ligjit të falimentit do të jetë një hap tjetër cilësor, që do të ndihmojë të gjithë procesin, kryesisht bankat dhe sistemin financiar”, tha guvernatori Sejko.Për vitin që shkoi, niveli i kredive me probleme ra në 18%, por rreziqet mbeten. Edhe pse situata nuk është alarmante, sipas guvenatorit një falimentim i kompanisë “KURUM” do ta rriste nivelin e kredive me probleme me 1 për qind.

“Pjesën më të madhe të ekspozimit e ka me institucionet financiare ndërkombëtare, nuk e ka me sistemin bankar. Në raport me ekspozimet dhe marrëdhëniet që kjo kompani ka me sistemin bankar, ka qenë standarde dhe vijon të jetë e tillë duke vazhduar të shlyejë detyrimet. Nëse marrim skenarin më pesimist, në rast se kompania do të shpallë falimentin, kjo do të ndikonte në rritjen prej 1% të nivelit të kredive të këqija”, tha Gent Sejko, guvenantor i BSH-së.

Përsa i përket zhvillimeve për vitin që shkoi, Sejko tha se është ruajtuar qëndrueshmëria e çmimeve dhe se, rritja ekonomike pritet të jetë 2,7%. Ai shtoi se banka qendore ka në plan ta shohë përsëri në ulje normën bazë të interesit, për të nxitur ekonominë dhe për të luftuar inflacionin e ulët.

 

/ Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0