Guvernatori Sejko i bën thirrje qeverisë të mbeshtesë shtresat në nevojë - Business Magazine Albania

Guvernatori Sejko i bën thirrje qeverisë të mbeshtesë shtresat në nevojë

Sejko

Inflacioni po kthehet në shqetësimin kryesor ekonomik në vënd për shkak se po gërryen buxhetet familjare, ndaj banka e Shqipërisë sugjeron që qeveria paratë që po mbledh nga shtrentimi i çmimeve, t’i përdorë për familjet dhe sektorët më të prekur.

Madje në kuadë të kësaj krize,banka qëndrore sugjeron që shpenzimet jo prioritare të pezullohen.

“Politika fiskale duhet të vijojë të ofrojë mbështetje financiare për shtresat me të ardhura të ulëta të shoqërisë dhe për sektorët më të ekspozuar ndaj goditjes. Megjithatë, kjo mbështetje duhet të financohet nga të ardhurat shtesë të siguruara nga rritja e çmimeve dhe nga rishikimi i shpenzimeve joprioritare. Në këtë mënyrë, efektiviteti i ndërhyrjes nuk do të dëmtojë treguesit e borxhit publik.”

Duke raportuar në komision lidhur me vitin që lamë pas dhe sfidat për këtë vit, Sejko u ndal edhe tek nisma e qeverisë për amnistinë fiskale.Sipas Guvernatorit  amnistia ka dy rrisqe, ndaj ajo duket të jetë e miremenduar më nëyrë që të japë efekt në uljen e evazionit.

“Së pari duhet të ketë një ndarje të qartë të parave kriminale dhe atyre të korrupsionit që të mos bëhen pjesë e projektit dhe së dyti amnistia duhet të shoqërohet me ulje të evazionit, pra është i rëndësishëm efektiviteti i saj, në mënyrë që të mos krijohet koncepti që do të ketë amnisti të radhës” – vijoi më tej Sejko.

Edhe banka e Shqipërisë ka ulur parashikimet e saj për rritjen ekonomike të këtij viti, parashikim i cili u ul në 3.4 % thuajse në të njëjtën linjë me insitucionet ndërkombëtare. Kriza e cmimeve në fushën e energjisë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0