Grupi OTP feston 5 Vjetorin e tij në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Grupi OTP feston 5 Vjetorin e tij në Shqipëri!

Grupi OTP shënoi përvjetorin e tij të pestë nëpërmjet prezencës së Bankës OTP Albania në Shqipëri, duke e kremtuar këtë moment historik përmes një ceremonie të veçantë.

Kjo bankë ka arritur piketa mjaft të rëndësishme në një kohë tepër të shkurtër, të cilat morën vëmendjen e merituar me këtë festë mes miqsh, e organizuar pikërisht në muajin që shënon 5 vjet OTP në Shqipëri nga viti 2019 dhe plot 20 vite aktivitet dhe përvojë bankare në treg, që nga themelimi i saj në vitin 2004.

Arritjet e Bankës OTP Albania në këto pesë vite, e kanë përforcuar statusin e saj si Bankë lider në Shqipëri. Strategjia me synim rritjen në treg, agresiviteti në kredidhënie, inovacioni dhe kultura e shërbimit janë kolonat ku bazohet Banka dhe do jenë edhe në të ardhmen.

Në fjalën hapëse të ceremonisë së 5-vjetorit, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, Z. Bledar Shella u shpreh mes të tjerash se: “Pavarësisht gjithë sfidave që kemi kaluar, fokusi ynë ka qenë gjithmonë ndaj kënaqësisë së klientit, pasi ne kërkojmë të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me çdo klient duke reflektuar kështu edhe prezencën dhe strategjinë tonë. Sot Banka OTP Albania është e frymëzuar për të ardhmen duke parë arritjet e këtyre pesë viteve, duke qenë se në këtë periudhë Banka ka dyfishuar numër klientësh, ka rritur ndjeshëm numrin e degëve dhe ka bërë mjaft investime të cilat janë materializuar edhe në Performancën tonë financiare.

OTP Albania ofron Norma interesi konkurruese dhe është mjaft e hapur për biznes, qoftë klientë Individë edhe Biznes dhe në këtë mënyrë reflekton dhe fleksibilitetin në përshtatje me kërkesat e klientëve për financime. Sot Banka është e dyta në vend për portofolin e kredive për shtëpi dhe prona të paluajtshme.

Aktualisht OTP Albania mundëson rrjetin më të gjerë të ATM-ve dhe prezencë të POS-ve në rritje të vazhdueshme me pajisjet më moderne në treg. Kjo prezencë e shtrirë në të gjithë territorin e vendit, i garanton klientëve të saj të kenë qasje më të lehtë në shërbimet bankare nëpërmjet kanaleve alternative. Platforma Online Banking tashmë është mjaft e pasuruar me funksione të reja dhe përditësimet do vijojnë edhe këtë vit me risi teknologjike.

Lexo edhe: Sipas Çmimeve të Ekselencës 2023 të Euromoney, “Banka më e mirë në Shqipëri” është Banka OTP Albania për të katërtin vit radhazi

OTP Albania sot ka 50 degë në të gjithë Shqiperinë dhe ofron shërbim 360 gradë për të gjithë segmentet e klientëve.

I pranishëm për të përcjellë urimin e tij ishte Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z. Gent Sejko: “OTP Bank duhet falenderuar jo vetëm për interesin që ajo ka patur për të hyrë në tregun bankar prej vitesh, por edhe për iniciativën dhe guximin për ta bërë këtë gjë në një periudhë shumë të vështirë, për cilësinë dhe performancën që ka treguar gjatë këtyre viteve. OTP Albania është bankë me prespektivë të mirë për të performuar dhe për të ndikuar pozitivisht në rritjen e ekonomisë kombëtare .” – u shpreh ai.

Në këtë rrugëtim 5 vjeçar, Banka OTP Albania mbart shkëlqimin dhe markuesit e suksesit të një performance të lartë siç janë dhe çmimet prestigjioze si: “Banka më e mirë në Shqipëri” akorduar nga Euromoney dhe The Banker për katër vite rresht, dhe të përforcuara së fundmi edhe me çmimin “Best Business Banker” nga The Banker.

Banka OTP Albania është pjesë e Grupit Bankar OTP me qendër në Hungari, i cili është një nga grupet bankare lider me rritjen më të shpejtë ndër grupet e rajonit të Evropës Qëndrore dhe Lindore, me pozicionim të shkëlqyer përsa i përket përfitueshmërisë, stabilitetit në kapital dhe likuiditetit.

E ndërsa Banka OTP Albania vazhdon rrugëtimin e saj drejt ekselencës, ajo mbetet e palëkundur në angazhimin për të fuqizuar individët dhe bizneset për të shpalosur potencialin e tyre të plotë dhe për të realizuar aspiratat e tyre. Nën këtë vizion sa historik e po aq strategjik, Banka OTP Albania synon rritjen dhe zhvillimin institucional duke pasur mendësinë e orientimit drejt rritjes dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor, që ajo ka në fokus.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0