Grupi Balfin planifikon të zgjerohet në tregun e Europës Juglindore - Business Magazine Albania

Grupi Balfin planifikon të zgjerohet në tregun e Europës Juglindore


Balfin, grupi më i madh i biznesit shqiptar në pronësi private dhe një nga grupet më të mëdha të investimeve në rajon, është i njohur për zhvillimin e projekteve tregtare shumë të suksesshme, siç janë qendrat tregtare QTU dhe TEG në Shqipëri.

Përmes partneritetit të saj me markat globale si JUMBO dhe SPAR, Balfin konsiderohet shitësi me pakicë që kryeson në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht.

Lexoni: Tirana Bank shitet tek Grupi “Balfin” dhe Banka Maqedonase “Komercijalna Banka”

Grupi ka shumë projekte në zhvillim, duke përfshirë një zhvillim të ri në Maqedoni, Skopje East Gate dhe zgjerimin e platformës së tij e-commerce, Aladini.

Transformimi i mënyrës se si shqiptarët blejnë

Përzgjedhja e kufizuar e produkteve dhe kostot e larta të shpërndarjes janë faktorët më të mëdhenj që ndikojnë në zhvillimin e tregtisë online në Shqipëri. Grupi Balfin synon t’i zgjidhë këto sfida me Aladini – dyqani online më i madh që përfshin shumë kategori në vend.

“Në Shqipëri, tregtia online është ende në fazat e para. Duke u bërë normë blerjet online, ne besojmë se tregu shqiptar do të ndjekë rrjedhën botërore. Platforma Aladini ofron produkte nga të gjithë distributorët kryesorë në një vend të vetëm. Për më tepër, platforma ofron shërbime të transportit të shpejtë, çmime konkurruese dhe një politikë transparente të kthimit. Si rezultat, ajo siguron vlerë si për shitësit me pakicë ashtu edhe për konsumatorët,” thotë Julian Mane, Zëvendës-President i Shitjeve me pakicë, Grupi Balfin.

Për momentin, Aladini po punon për t’u bërë një burim referimi për produktet në Shqipëri. Përveç zgjerimit të platformës me markat e reja, Grupi Balfin gjithashtu përpiqet të bëhet një lojtar kyç për shitjet online në rajon.

“Vizioni është të krijojmë platformën më të madhe të tregtisë online në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi brenda pesë viteve të ardhshme,” shtoi Z. Mane.

Planet për zgjerimin e Jumbo

Grupi Balfin është partneri i franshizës greke JUMBO për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje & Hercegovinën. Grupi aktualisht operon një rrjet prej 16 dyqanesh JUMBO dhe po planifikon të zgjerojë zinxhirin në tregjet ekzistuese, si dhe në vende të reja.

 “Pas hapjes së dyqanit tonë të parë JUMBO në Mal të Zi, ne planifikojmë të shtojmë një lokacion tjetër në këtë treg. Në Shqipëri, ne synojmë të implementojmë një format të ri më të vogël dyqanesh me rreth 800 m2. Qëllimi ynë afatgjatë është të zgjerojmë JUMBO në vendet e tjera jashtë Bashkimit Europian, të tilla si Moldavia dhe Ukraina,” shpjegoi Mane.

Lexoni: Grupi Balfin edhe në minierat e Kosovës. Blen kompleksin e ferrokromit të Drenasit

Zgjerimi i SPAR në Shqipëri

Grupi Balfin nënshkroi një marrëveshje ekskluzive franshize me SPAR International në Maj të vitit 2016, duke prezantuar në Shqipëri zinxhirin global SPAR.

Në Tetor të vitit 2016, SPAR Albania nisi një rrjet me 18 dyqane të reja. Zinxhiri pritet të shkojë në 60 dyqane këtë vit.

SPAR Albania zgjerohet në tre formate dyqanesh: hipermarkete, supermarkete dhe dyqane. Përveç kryeqytetit, Tiranës, ata kanë dyqane në qytete të tjera si Durrësi, Vlora, Shkodra, Elbasani, Korça, Saranda dhe Gjirokastra.

Duke folur për zgjerimin e ardhshëm, Mane tha: “Qëllimi është të shpejtojmë zgjerimin e SPAR duke hapur dyqanet tona, si dhe përmes marrëveshjeve dhe blerjeve të partnerëve. Kohët e fundit kemi përfunduar marrjen e një zinxhiri lokal të supermarketeve me shtatë dyqane në Tiranë dhe planifikojmë të arrijmë në 100 dyqane deri në vitin 2020.”

Suksesi i qendrave tregtare në Shqipëri

Grupi Balfin zotëron dy qendrat më të mëdha dhe më të suksesshme tregtare në Shqipëri – Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU).

Në vitin 2018, qendrat tregtare shënuan rezultate të larta, me 3% dhe 12.9% rritje, përkatësisht. Për sa i përket numrit të vizitorëve, TEG raportoi 9.6 milionë vizitorë, ndërsa QTU kishte 7.1 milionë vizitorë. Të gjithë segmentet e shitjes me pakicë në qendra, përfshirë modën, elektronikën, ushqimin dhe aksesorët, shënuan rritje në vitin 2018.

Të dy qendrat tregtare QTU dhe TEG aktualizojnë ofertat e tyre për të përmbushur preferencat e klientëve në mënyrë të rregullt. Këtë vit, qendrat tregtare do të prezantojnë disa marka të reja në Shqipëri: NIKE, New Yorker, Alcott, Burger King, Mango Man, Taf, dhe BUZZ.

Grupi Balfin po ndërton gjithashtu Skopje East Gate, në Maqedoni. Projekti është një investim prej 350 milionë euro që do të përfshijë 10 blloqe banimi, pesë blloqe biznesi dhe një qendër tregtare me mbi 250 dyqane.

Lexoni: Lideri i shitjeve online në Shqipëri, “Dyqan Taxi” bëhet pjesë e Grupit Balfin

Një fokus i madh në argëtimin dhe shërbimet

Qendrat tregtare QTU dhe TEG menaxhohen nga Acrem, një kompani anëtare e Grupit Balfin. Kompania ka një eksperiencë shumë vjeçare në administrimin e qendrave tregtare në tregun shqiptar.

Përveç sjelljes së markave të reja, Acrem përqëndrohet në përfshirjen e tendencave më të fundit të shitjes me pakicë në qendrat tregtare të Grupit.

“Hapi tjetër në zhvillimin e qendrave tregtare është ofrimi i përvojave të reja dhe unike. Me fjalë të tjera, duke prezantuar më shumë argëtime, evente dhe më shumë shërbime për të plotësuar ato gjëra që qendra tregtare ofron. Ne po kërkojmë të ofrojmë shërbime që tejkalojnë konceptet tradicionale të disponueshme në shumicën e qendrave tregtare. Në të ardhmen e afërt synojmë të përfshijmë shërbime si blerje hands-free dhe bileta për koncerte dhe evente të tjera.”

Qendrat Tregtare të Grupit Balfin

E ndërtuar në vitin 2006, QTU është qendra e parë tregtare në Shqipëri, e cila revolucionarizoi tregun lokal me pakicë. Balfin Group përfundoi zgjerimin e projektit në vitin 2016.

Pas një programi 15 milionë euro të restaurimit, qendra tregtare prezantoi një dizajn të ri të brendshëm, marka dhe shërbime të reja për klientët e tij. Këto përfshijnë hapësira të reja publike dhe mundësi argëtimi siç është kinemaja e re Cineplexx dhe këndi i fëmijëve më i madh në rajon.

Lexoni: Grupi Balfin investon 180 milionë euro në Maqedoni në projektin më të ri Skopje East Gate

Qendra tregtare TEG u hap në vitin 2011 dhe është qendra kryesore sociale dhe argëtuese në Tiranë. Qendra ofron mundësi të ndryshme argëtuese për të gjitha grupmoshat – facilitete për parkim dhe argëtim për fëmijët, kinema Cineplexx me shtatë salla, lojëra virtuale dhe më shumë.

Qendra tregtare gjithashtu ka një larmi gastronomie, e cila përfshin si restorante tradicionale ashtu edhe ushqime të shpejta si Burger King, KFC dhe Kung Fu Express. Një ardhje e re në gastronomi do të prezantohet së shpejti.

/retailsee.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0