Grupi Balfin edhe në minierat e Kosovës. Blen kompleksin e ferrokromit të Drenasit

Grupi Balfin edhe në minierat e Kosovës. Blen kompleksin e ferrokromit të Drenasit


Pas përfundimit të marrëveshjes, grupi Balfin ka arritur të blejë të gjitha aksionet e NewCo Ferronikeli në Drenas të Kosovës. Blerja e uzinës dhe fonderisë së integruar të ferro-nikelit e ka shtrirë aktivitetin e Balfin edhe në tregun minerar të Kosovës.

Grupi bën të ditur se do t’i zotërojë aksionet e NewCo Ferronikeli përmes kompanisë me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, NKL Limited, tek e cila Balfin zotëron 90% të aksioneve. Kjo blerje vlerësohet si një hap pozitiv në integrimin mes dy ekonomive.

Ulja e çmimeve të nikelit kishte prekur ndjeshëm Neëco Ferronikeli vitet e fundit, duke mos operuar me kapacitet të plotë në 18 muajt të fundit. Në 4 muajt e fundit kompania kishte ndërprerë plotësisht veprimtarinë, sipas Balfin.

Grupi bën të ditur se do të investojë fonde të mjaftueshme për ta rivënë në punë uzinën dhe brenda muajit të ardhshëm pritet të rikthehet prodhimi me kapacitet të plotë.

Balfin bën të ditur gjithashtu se ka rënë dakord të paguajë borxhet ekzistuese të kompanisë ndaj furnitorëve sa më shpejtë të jetë e mundur si dhe do të paguajë pagat e pashlyera të punonjësve.

Neëco Ferronikeli, vlerësohet si punëdhënësi më i madh në Kosovë me mbi 800 punëtorë ndërsa krijon indirekt të paktën 1500 vende të tjera pune në furnizimin e uzinës me lëndë të para dhe logjistikë, në Kosovë dhe në Shqipëri.

Në tregun e mineraleve Balfin hyri në vitin 2013, me kompaninë Albcrome, pasi bleu të gjitha kuotat e “ACR Holding.

Balfin thekson se përsa i përket “Albchrome” është duke zbatuar planin e një investimi prej 70 milionë dollarësh. Investimi parashikon rritjen e jetëgjatësisë së minierës së Bulqiyës, përmes shfrztëyimit të reyervave të tjera të kromit. Pjesë e investimit janë edhe investimi e rivënia në punë e furrave të reja në Burrel dhe përmirësimet në fonderinë në Elbasan.

Në 2 uzinat me 4 furra dhe minierën e Bulqizës, Albchrome ka mbi 1100 punonjës. Balfin kishte paralajmëruar në fillim të vitit se do të zgjeronte investimet në rajon e në disa shtete të Europës.

Lexoni: Sipërmarrjet shqiptare rrisin investimet në Ballkan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0