Tirana Bank shitet tek Grupi “Balfin” dhe Banka Maqedonase “Komercijalna Banka”

Tirana Bank shitet tek Grupi “Balfin” dhe Banka Maqedonase “Komercijalna Banka”


Grupi Balfin dhe Komercijalna Banka kanë bërë të ditur përmbylljen e marrëveshjes me Bankën e Pireut për të marrë në zotërim aksionet e Tirana Bank. Në një transaksion që vlerësohet të jetë mbi 57 milionë euro, peshën më të madhe e ka Balfin.

Fakti bëhet i ditur nga burime zyrtare të grupit Balfin, i cili thekson se, “Balfin dhe Komercijalna kanë një histori të gjatë bashkëpunimi në Maqedoni, por ky është rasti i parë kur bashkëpunimi shtrihet edhe në Shqipëri”.

Transaksioni po u nënshtrohet proceseve të miratimit të rregullave në fuqi në legjislacionet përkatëse.

“Tirana Bank do të vijojë të operojë e pavarur dhe e menaxhuar nga profesionistë me përvojë dhe e udhëhequr nga një bord ndërkombëtar, si dhe do t’i zgjerojnë më tej veprimtaritë e saj bankare në Shqipëri”, thuhet në njoftimin zyrtar të Baflin.

Lexoni: Sipërmarrjet shqiptare rrisin investimet në Ballkan

Tirana Bank vlerësohet nga grupi për rëndësinë në zhvillimet financiare të Shqipërisë.

“Balfin dhe Komercijalna do të mbështeten te ky reputacion dhe te besimi i shfaqur nga klientët për t’i zgjeruar më tej veprimtaritë e bankës.

Grupi Balfin ka zgjeruar ndjeshëm portofolin e investimeve këtë vit, në fusha dhe vende të reja.

Ndërkohë, Komercijalna Bank, e njohur ndryshe si Banka Komunale e shkupit, ka si fokus parësor dhënin e kredisë për biznezet e shitjes me pakicë si zhvillimin e produkteve të reja përmes internetit dhe platformave dixhitale. Asetet saj arrijnë në 1.737 miliardë euro, duke bërë që ajo të jetë ndër më të mëdhatë në Europën Jug Lindore.

Tirana Bank është banka e dytë tregtare që ndryshon pronësi këtë vit, pas NBG, ku investitori tashmë është ABI Bank.

Lexoni: NBG Shqipëri blihet nga Banka Amerikane e Investimeve ABI Bank

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0