Grigor Joti gjatë fjalimit në UET: “Koha e pedagogëve të mirë mbaroi, tani do të keni shefa të ‘shpifur’ si puna ime” - Business Magazine Albania

Grigor Joti gjatë fjalimit në UET: “Koha e pedagogëve të mirë mbaroi, tani do të keni shefa të ‘shpifur’ si puna ime”


Në ceremioninë e diplomimit të brezit të 10-të të studentëve, Guvernatori i BSH, Gent Sejko dhe Presidenti i INFOSOFT, Grigor Joti mbajtën “commencement speech” duke frymëzuar studentët për t’iu përkushtuar punës

Në një ceremoni me praninë e familjarëve, miqve, kolegëve dhe të ftuarve të veçantë studentët e sapodiplomuar të Universitetit Europian të Tiranës, hodhën kapelat në ajër, në simbol të një “fitoreje” dhe fillimi të ri. Ky përvjetor i 10-të i diplomimit kurorëzoi mundin e 685 studentëve, në të treja ciklet e studimit.

Një eveniment i rëndësishëm që shënjon një nga çastet më të lumtura për të gjithë ata, të cilët ndër vite, i kanë kushtuar përpjekjet dhe vullnetin e tyre dijes, për t’u shpërblyer në fund me diplomën aq shumë të dëshiruar.

E kthyer tashmë në traditë, Ceremonia e Diplomimit në Universitetin Europian të Tiranës, kishte dy të ftuar të veçantë, të cilët mbajtën për studentët ‘commencement speech”. Këto fjalime, ashtu si në universitetet e mirënjohura ndërkombëtare, shërbejnë për të motivuar dhe frymëzuar studentët e sapodiplomuar në rrugëtimin e ri që i pret.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe themeluesi dhe Presidenti i kompanisë së parë informatike në Shqipëri, INFOSOFT, Grigor Joti ndanë me studentët jo vetëm historinë e tyre të suksesit, por edhe këshillat dhe botëkuptimin e tyre në lidhje me të ardhmen që i pret të sapodiplomuarit.

Lexoni: 5 Fjalime diplomimi që do t’iu frymëzojnë

Grigor Joti u shpreh në mënyrë të sinqertë në lidhje me sfidat dhe realitetin e tregut të punë, që i pret studentët e sapodiplomuar.

“Që të jem i sinqertë me ju, unë kam qenë pedagog matematike dhe kam ngelur studentë në klasë, e kam bërë dhe këtë. Kështu jemi ne të matematikës, edhe në biznes nuk jemi shumë tolerantë. Ju duhet të bëni hesapet mirë që kur të filloni punën, nuk do keni më këta pedagogët e mirë dhe tolerantë, por do keni disa shefa të “shpifur” si puna ime që do ju kërkojnë llogari e do ua nxijnë jetën.”

Në një fjalim të shpenguar dhe të çliruar nga klishetë ai u ka dhënë disa studentëve edhe disa këshilla.

“E vërteta është se ju keni shumë të drejtë të jeni të kënaqur e të lumtur sot, sapo kompletuat një detyrë shumë të rëndësishme të jetës suaj, në gjuhën e biznesit keni bërë investimin kapital kryesor. Tani do merrni rezultatet e këtij investimi. Dikush që do dojë një jetë të qetë e modeste, që me diplomën e UET mund të zërë një punë të mirë me një rrogë të mirë të krijojë një familje, por gjithsesi do t’i duhet të numërojë ditët derisa të marrë rrogën tjetër. Nëse e doni suksesin atëherë emri i lojës është punë, punë, punë. Edhe këtu në letër fjalën punë e kam shënuar me gërma kapitale. E di që nuk po ju them ndonjë gjë të re. Por kjo është, ju siguroj se nuk ka një rrugë tjetër. Duhet edhe fat, por ju siguroj që fati shkon tek ai që punon.”

/Mapo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0