Greqia zgjat lejen e qëndrimit për punëtorët sezonalë

Greqia zgjat lejen e qëndrimit për punëtorët sezonalë

Greqia

Autoritete greke të Mbrojtjes Civile njoftuan se në këshillim me Ministrinë e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, zgjatën lejet e qëndrimit për 90 ditë për mijëra punëtorë sezonalë, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë shqiptarët.

Punëtorët kërkohet të paraqesin një kërkesë tek autoritetet kompetente që shoqërohet me një deklaratë të përgjegjësisë së punëdhënësit që do t’i punësojë ata, raporton VOA. Zyrtarët thanë se e lidhën vendimin e shtyrjes për të përmbushur nevojat e fermerëve grekë për fuqi punëtore dhe për të siguruar procesin e prodhimit të drufrutorëve të stinës.

Lexoni: Hikvision ndihmon klientët të ndërtojnë vijën e parë të mbrojtjes

Disa mijëra punëtorë sezonalë shqiptarë udhëtuan drejt Greqisë dy muajt e fundit pas lejimit nga autoritetet greke të lëvizjes në kufi. Ndërkohë qeveria greke njoftoi se vendosi të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit me të gjitha doganat tokësore të vendit.

Vendimi autoritetve greke prek pikën kufitare të Kapshticës me Shqipërinë, e cila funksiononte gjatë orëve të natës. Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas e lidhi vendimin me përhapjen e shtuar të rasteve të infektimit me koronavirus në vendet e Ballkanit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0