Greqia konfirmoi hapjen e kufirit për të gjithë shtetasit shqiptarë pa asnjë lloj kushti, më 1 korrik. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.
Petsas njoftoi se pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës do të hapen në datë 1 korrik ( ditën e mërkurë). Çdo shtetas shqiptar, që dëshiron të udhëtojë drejt Greqisë për turizëm, vizita tek të afërmit dhe arsye të tjera mund të futet në vendin fqinj pa asnjë lloj problemi. Në total qeveria greke ka hapur 7 pika doganore, tokësore dhe detare, nga të cilët dy janë me Shqipërinë.
Lexoni: Ndjesia e fajit: e mirë apo e keqe?
Ky lajm vjen në një kohë kur BE, dy ditë më parë konfirmoi hapjen e kufijve ajrorë pa kushtëzim vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi nga Ballkani Perëndimor, vende që kane indeks jo te lartë të përhapjes së COVID-19.
Megjithatë BE-ja, bëri të ditur se vendet europiane mund të zgjedhin vetë të krijojnë marrëdhënie të kushtëzuara ose jo me shtete të ndryshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto