Greqia hap kufijtë me Shqipërinë ditën e nesërme - Business Magazine Albania

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë ditën e nesërme

Greqia ka vendosur më në fund të hapë kufijtë me Shqipërinë. Sipas qarkores që pritet të shpërndahet brenda ditës në të gjithë pikat kufitare të vendit, që prej datë 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllimi familjare dhe turistike.

Vendimi është marrë nga ministria e Turizmit të Greqisë. Në këtë mënyrë Greqia, ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë kufizimet e udhëtimeve për disa vende të reja, mes tyre edhe vendi ynë.

Në pikat kufitare do të kryhen prej autoriteteve teste të rastësishëm. Deri në datën 28 mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qaf Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

Së fundmi, Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria.

Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë. Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga:

  • Shqipëria
  • Australia
  • Izraeli
  • Japonia
  • Libani
  • Zelanda e Re
  • Republika e Maqedonisë së Veriut
  • Ruanda
  • Serbia
  • Singapori
  • Korea e jugut
  • Tajlandë
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0