Një koncert në kohë pandemie do të shihej si diçka që thyen rregullat por Izraeli ka gjetur mënyrën për tu kthyer në normalitet… një koncert muzikor ku morën pjesë vetëm izraelitë të vaksinuar kundër Covid-19.
Koncerti në ajër të hapur të mërkurën në Tel Aviv ishte një nga të parët në një program për të rifilluar ngjarjet kulturore për njerëzit që janë vaksinuar.
Të pranishmëve iu kërkua të tregonin një “Green Pass”, një certifikatë të vërtetuar nga qeveria që tregon se ata kishin marrë të dyja dozat e vaksinës. Certifikatat janë të vlefshme për gjashtë muaj nga koha e vaksinimit të plotë.
“Certifikata siguron mbrojtje, por edhe një ndjenjë rehatie për t’u ulur mes njerëzve të vaksinuar”, tha Doron Zicher, një biznesmen i cili ishte pjesë e koncertit.
Ndërkohë, në Izrael, palestrat, pishinat, teatrot dhe hotelet janë të hapura vetëm për personat që kanë një certifikatë. Sapo të futen brenda, zbatohen kufizime të rrepta. Programe të tilla ka të ngjarë të shqyrtohen nga vendet e tjera që kërkojnë të rihapin bizneset pasi njerëzit i nënshtrohen vaksinimit masiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.