Gratë shqiptare që i'u përkushtuan artit

 Gratë shqiptare që artin e kanë kthyer në biznes



Janë të gjitha gra dhe i janë përkushtuar biznesit. Por jo një biznesi të zakonshëm që e bën çdokush. Bizneset e tyre përkatëse lidhen drejtpërsëdrejti me artin, me punimet me dorë. Fakti që po merren me biznese tradicionale dhe biznese që tregëtojnë prodhime të krijuara me dorë, janë një vlerë e shtuar për kombin dhe sipërmarrjen shqiptare.

Hëna Demko quhet financierja me shpirt artisti. Prej prej disa vitesh ka vendosur t’i dedikohet sipërmarrjes artizanale. Biznesi i saj, “Arti i Hënës”, ofron produkte të personalizuara të dedikuara për çdo rast specifik. Dhurata, të cilat klientët i dhurojnë për raste ditëlindjesh, martesa, pagëzime, evente inaugurimi, por qoftë edhe si dekore. Kjo sipërmarrje, synon të sjellë pranë artdashësve punime të realizuara në mënyrë artizanale. Në tregun shqiptar Hëna sheh një rritje të vazhdueshme të kërkesës për produkte artizanale si dhe rritje të dëshirës për të bërë dhurata të personalizuara. Sipas saj “Luna Art-Arti i Hënës” që nga fillesa e deri më tani funksionon si online shop handmade.

Lexo: Hëna, mes shifrave dhe punimeve artizanale

Edlira Sulaj prodhon dhe ripunon veshje tradicionale përmes “Shtëpia e Artizanit”. Një biznes që nuk e has shpesh dhe jo kushdo preferon t’a zhvillojë. Në panairin e grave, në Ambasadën Holandeze, Edlira na tregon se biznesin e ka filluar që kur ishte fëmijë. Edlira po realizon veshje edhe për muzetë etnografikë të vendeve fqinje, si Greqia, e Bullgaria. Për të, një veshje tradicionale për çdo shtëpi është një vlerë e shtuar për kombin.

Lexo:  Art dhe biznes. Historia e Edlira Sulajt që po bën veshjet tradicionale të Shqipërisë dhe Ballkanit

Meliha Zyberaj dhe Roza Ndoci, kanë qenë pjesëmarrëse në kompeticionin “Do You Have An Idea?” me idenë e tyre për punimin e veshjeve kombëtare, mbulesave të tavolinave me dorë për të mbajtur gjallë kulturën e esnafëve. Fillimisht, nisën një biznes të vogël, ndërsa me marrjen e një çmimi në kometicion synojnë të zgjerojnë stafin e tyre duke e çuar numrin në 50.  Prodhimet e krijuara nga ato kanë arritur deri në Amerikë.

Lexo:  Meliha Zyberaj dhe Roza Ndoci prezantojnë biznesin e tyre

“Just Fjo Accessories” quhet biznesi i i krijuar nga Fjorza Mullaj.  Ajo ka plot 11 vjet që bën bizhuteri dhe 10 vjet që prezanton krijimet e saj  nën emrin “Just Fjo Accessories”.  Ajo shkon vetë te klientët me valixhen plot me bizhuteri, pra nuk ka një dyqan dhe nuk është e sigurtë nëse do  t’a ketë. Bizhuteritë e saj shiten jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Lexo: Fjorza Mullaji: SI DO SJELL “PARAJSËN” për adhuruesit e mineraleve, të meditimit dhe të energjive

Anxhela Çikopano është diplomuar në regji teatri dhe është doktorante në antropologji kulturore dhe me një specializim master në edukim. Themeluese e biznesit “Ajkuna” ajo e di se regjia  nuk ka lidhje me biznesin, por çdo hallkë e ka ndihmuar të mësojë diçka më shumë për njerëzit, marrëdhëniet, tregun, tendencat. Ajkuna është prej më shumë se tre vitesh në treg, në një fazë embrionale nën një tjetër emër. Prodhimet më të shumta të Ajkunës janë reçelërat klasikë si qershi, kumbull, fik, etj.; glikotë e patëllxhanit, të shalqirit, të ftoit, portokallit, etj.; shurupe thane, dardhe, etj.; por edhe produkte që nuk gjenden në tregun masiv, si reçel kungulli, pjepri, karrote etj.
Lexo:  Anxhela me artin e saj të quajtur “Ajkuna”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0