Gratë shqiptare në biznes, një mision tregtar unik dhe frymëzues në Holandë - Business Magazine Albania

Gratë shqiptare në biznes, një mision tregtar unik dhe frymëzues në Holandë


Në muajin nëntor 2019, një grup zonjash shqiptare të suksesshme si nga sektori privat edhe ai publik, përfaqësuese të larta të sektorit publik, drejtuese të agjencive shtetërore dhe përfaqësuese të botës akademike u mblodhën së bashku në Amsterdam si pjesë e një misioni tregtar dhe kulturor, nën kujdesin e Ambasadores shqiptare në Hollandë, Znj. Adia Sakiqi si dhe të Ambasadores hollandeze në Shqipëri, Znj. Guusje Korthals Altes.

Pjesë e misionit ishin gjithashtu dhe përfaqësues të qeverisjes vendore në Shqipëri duke qenë se bashkëpunimi midis biznesit dhe bashkive në qytetet respektive është çelësi i suksesit të zhvillimit të qyteteve dhe rritjes ekonomike.

Misioni synonte të mundësonte shkëmbimin e praktikave më të mira midis sektorit privat dhe publik si dhe shkëmbimin e njohurive midis institucioneve respektive të të dyja vendeve në sektorë të tillë si: infrastruktura, energjia, planifikimi urban, uji, aksesi në financë, industritë kreative dhe kultura. Në fokus të veçantë ishin po ashtu zhvillimet inovatore dhe teknologjike në secilin prej këtyre sektorëve strategjikë.

Kombinimi i vizitës me zhvillimet e Amsterdam International Water Week, që u mundësuar falë Arcadis, qe një eksperiencë intersante për të parë nga afër vlerën e sjelljes së bashku të personaliteteve dhe praktikuesve të fushave utilitare nga vende të ndryshme jo vetëm për të shkëmbyer eksperiencat me të mira, po dhe për të folur për sfidat dhe masat më efektive për t’i tejkaluar ato në mënyrë sa më eficiente. Kryetari i Bashkisë  së Tiranës, Z. Erion Veliaj qe gjithashtu një nga folësit në Amsterdam International Water Week, duke ofruar një pamje të përgjithshme të proceseve përmirësuese infrastrukturore, në të cilat përfshihet Bashkia e Tiranës.

Tri tryeza të rrumbullakëta, të cilat u organizuan paralelisht në qytetin e Amsterdamit krijuan mundësinë për takime dhe bashkëbisedime me entitete të ndryshme me qëllim krijimin e sinergjive në fushat specifike me interes për përfaqësueset e delegacionit, si financa, zhvillimi i infrastrukturës, sipërmarrja në sektorin kulturor, e më tej. Pjesë e këtyre tryezave ishte takimi më  RABOBANK[1], duke u njohur jo vetëm më profilin e saj, por dhe me projektet konkrete që ato zbatojnë në një serë vendesh në botë, në disa raste dhe në bashkëkoordinim me shtetin hollandez, disa prej të cilave mund të replikohen dhe në Shqipëri.

Mëngjesi i punës në anije, si pjesë e vizitës në portin e Amsterdamit[2], u shoqërua me një serë prezantimesh mjaft interesante se si qytetarët e Amsterdamit kishin punuar ndër kohëra për ta planifikuar qytetin në mënyrë të tillë që të mundësonin zhvillimin ekonomik, se si kompanitë holandeze bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, përtej të qënurit konkurrente, për të financuar evente që promovojnë qytetin si dhe për ta shndërruar Amsterdamin në një qytet të tregtisë dhe inovacionit. Në vijim, prezantimet në Bordin Ekonomik të Amsterdamit[3] hodhën më shumë dritë se si kompanitë me seli në Amsterdam mbështesin dhe financojnë së bashku një Bord, i cili mbron interesat e tyre, bën studime, organizon konferenca e takime duke e vendosur biznesin në zemër të jetës së Amsterdamit. Zgjidhjet për qytetin e të ardhmes, të ofruara nga Amsterdam Smart City, janë praktika të vlefshme që mund të adoptohen nga disa nga bashkitë shqiptare.

Arcadis[4], një kompani e mirënjohur inxhinierike me qendër në Amsterdam, hapi dyert e saj për misionin shqiptar dhe dy folëse të nderuara të cilat përfaqësonin the Dutch International Chamber of Commerce chapter dhe CEO-n e kompanisë Shell, një kompani me prezencë shumë të fortë dhe në Shqipëri. Transformimi i energjisë nga gazi në energji të ripërtëritshme është një nga sfidat me të cilat përballet aktualisht Holanda. Diversifikimi i burimeve të energjisë mbetet po ashtu sfida e të tashmes dhe të ardhmes dhe në Shqipëri.

Programit nuk i munguan as aspektet kulturore dhe sociale. Delegacioni pati kënaqësinë të vizitonte Muzeun EYE, Muzeun e Fotografisë FOAM dhe Rijksmusem si dhe të kalonte një darkë tejet të këndshme në mes të mikpritjes familjare hollandeze.

Ky mision u bë i mundur falë organizimit impresionues të bërë nga 5 zonja të fuqishme në biznes nga Hollanda. Një falenderim i veçantë i shkon Znj. Marry de Gaay Fortman, Znj. Carolien Grehels, Znj. Thecla Bowedes, Znj. Melinde Kassens dhe Znj. Betteke de Gaay Fortman,” –  thotë Ambasadorja Sakiqi.

Këto zonja holandeze me influencë, të cilat debutojnë në nivele të larta të sektorit financiar, energjitik dhe infrastrukturor, vizituan për herë të parë Shqipërinë në qershor 2019, falë një organizimi të Ambasadës shqiptare në Hagë. Ato patën mundësinë të takojnë përfaqësuese të njohura të sektorit privat dhe publik në Shqipëri si dhe të njihen me vendin tonë. Pjesë e programit të tyre ishin tryeza të rrumbullakëta me gra shqiptare në biznes, përfaqësuese të administratës publike, medias, shoqërisë civile, si dhe nje drekë pune me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj. Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe përfaqësuese të kabineti të tij, Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministrja e Ekonomisë dhe Financës si dhe Ministrja e Kulturës e pritën gjithashtu delegacionin hollandez në një drekë pune.

Ky mision ishte jo vetëm fillimi i një shkëmbimi të frytshëm dhe vendosjes së urave lidhëse të forta mes dy vendeve në të ardhmen, por dhe angazhimi për mbështetjen e njëra-tjetrën në fushën e biznesit, duke mundësuar binjakëzime sipas profilit dhe nevojave të kompanive tona.

[1] Për më shumë informacion mbi aktivitetin e kësaj banke, ju lutem shihni: https://www.rabobank.nl/lokale-bank/amsterdam/.

[2] Për më shumë informacion mbi aktivitetin e këtij entiteti, ju lutem shihni: https://www.portofamsterdam.com/en

 

[3] Për më shumë informacion mbi aktivitetin e këtij entiteti, ju lutem shihni: https://www.amsterdameconomicboard.com/en

[4] Për më shumë informacion mbi aktivitetin e kësaj kompanie, ju lutem shihni: https://www.arcadis.com/en/global/market-sectors/cities/amsterdam/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0