Gra shqiptare të suksesshme në biznes

Gra shqiptare të suksesshme në biznes


Nëse ke vullnet dhe pasion për biznesin mund t’ia dalësh edhe pse nuk ke studiuar diçka në lidhje me biznesin. Mjafton përkushtimi në atë ç’ka ti vërtet dëshiron. Ju prezantojmë me disa biznesmene shqiptare, të cilat nuk kanë studiuar për biznes, por që pasioni i ka bërë t’i përkushtohen atij.

Një shembull i këtij ilustrimi është 29 vjeçarja nga Peshkopia Blerta Doçi, e cila  ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe një tjetër universitet të dytë në degën Gjeografi. Sot zotëron një qendër kursesh të quajtur “Green Centre”, madje kohët e fundit po punon për thellimin e agjencisë turistike “Green Travel Tours”. Motoja e asgjencisë është “Travel to live, live to travel”.

Lexo: Blerta Doçi, mësuesja që ka ngritur disa biznese

“Kam mbaruar studimet për përkthim – interpretime të gjuhës greke, Shkenca Politike si dhe së fundmi Master për Administrim Publik kam vendosur t’i përkushtohem dashurisë më të madhe, krijimtarisë”, – shprehet Fjorza Mullaj.

Ajo është 28 vjeç dhe ka 11 vite që bën bizhuteri dhe i reklamon ato nën emrin “Just Fjo Accessories”.

Lexo: Fjorza Mullaji: SI DO SJELL “PARAJSËN” për adhuruesit e mineraleve, të meditimit dhe të energjive

Pezana Rexhën e kemi parë si konkurente të emisionit televiziv “Do you have an idea?”.  Me projektin e saj “Pana – Storytelling Furniture” arriti deri në finale. “Pana”, nuk është një ide që sapo ka filluar. Që nga viti 2015 ajo operon në treg me këtë biznes. Pana si biznes ka funksionuar më së shumti në tregun Shqiptar, por me dërgimin e disa produkteve të vogla dhe jashtë vendit.

Lexo: Pezana Rexha: “Vetëm puna bën të mundur ndryshimin dhe rritjen”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0