GoogleDuplex, u zhvillua nga dy inxhinerë izraelitë

GoogleDuplex, u zhvillua nga dy inxhinerë izraelitë


GoogleDuplex është teknologjia e re për kryerjen e bisedave natyrale në telefon, e cila është zhvilluar nga dy inxhinierë izraelitë.

Sistemi, i zhvilluar nga Yaniv Leviathan dhe Yossi Matias, e bën përvojën e bisedës të natyrshme, duke i lejuar njerëzit të flasin normalisht, siç do të bënin me një person tjetër. Ata mund të mos e kuptojnë se po flasin me një makine, shkruan Siliconwadi.it.

GoogleDuplex, i ndërtuar për t’u dukur sa më natyrshëm dhe për të bërë biseda komode, plotëson shumicën e detyrave të tij krejtësisht i pavarur, pa përfshirjen njerëzore.

Duplex mund të rezervojë për ju një vend në restorant, të fiksojë një takim në floktore ose të telefonojë kompanitë për të pyetur rreth orarit të punës dhe ta bëjë informacionin të disponueshëm online falë Google.

Ju mund të lexoni edhe: Google Duplex prenotoi një vend tek parukierja nëpërmjet një telefonate

Burimi: www.izraelisot.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0