Google Duplex prenotoi një vend tek parukierja nëpërmjet një telefonate

Google Duplex prenotoi një vend tek parukierja nëpërmjet një telefonate


Google Assistant AI me të vërtetë është duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë. Mund të të thotë motin, madje edhe mund të thotë një barcaletë. Për pak vite, ajo ndoshta do të të porosisë vetë edhe mëngjesin përpara se të kesh pirë kafen.

Konkretisht, ka aftësi të kryejë telefonata. Madje, mund edhe të të rezervojë takim në parukeri me një zë shumë natyral…natyrisht, nëse një demostrim i fundit do të jetë po aq real për të gjithë përdoruesit.

Në Google I/O për zhvilluesit në Mountain View, Kaliforni, Google demostroi një Google Assistant me një zë shumë njerëzor. Madje bëri edhe një rezervim nëpërmjet telefonit, nëpërmjet Google Duplex.

Ky në fakt nuk ishte thjeshtë një plotësim formulari i zakonshëm. Ishte një robot i Google, i cili komunikonte me një punonjëse parukerie, madje zgjidhën edhe problemet e orarit.

E gjithë kjo duket tepër e frikshme në fakt kur e mendon. Shumë mund të mendojnë se singulariteti (shkrirja e njeriut me makinën) është gati gati një realitet tashmë.

Praktikisht pa shumë vonesa, sistemi arriti të kontrollojë komunikimin pa shumë probleme.

Por, me të vërtetë është e çuditshme ta dëgjosh atë. Diferencat midis dy palëve ishin gati gati të padallueshme. Nëse do të ishte një bisedë e zakonshme, do të ishte e vështirë t’i dalloje të dyja palët. Komunikimi i robotit ishte natyral, larg zërave robotikë që jemi mësuar të dëgjojmë në të shkuarën. Madje, roboti përmendi edhe fjalë të tilla si “uh” dhe “hmm”, të cilat janë tepër të zakonshme për një njeri.

Gjithsesi, CEO i Google Sundar Pichai u shpreh se kompania është ende duke punuar me të.

Google Duplex, do të lëshohet në një numër të limituar si test në një eksperiment, i cili pritet të zhvillohet në javët në vazhdim.

Më poshtë, demostrimi real i Google Duplex:

Burimi: Science Alert

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0