Google vërteton se verifikimi me dy faktorë funksionon. Sulmet “piraterike” ranë me 50% - Business Magazine Albania

Google vërteton se verifikimi me dy faktorë funksionon. Sulmet “piraterike” ranë me 50%

Google

Përdoruesit duhet të nxiten drejt funksioneve të sigurisë. Kjo është gjetja kryesore katër muaj pas nismës së Google për të regjistruar përdoruesit në verifikimin me dy faktorë si parazgjedhje, e detajuar në një postim në blog që përkon me “Ditën e Internetit më të Sigurt” më 8 shkurt.

Në Tetor 2021, kompania njoftoi planet për të aktivizuar verifikimin me dy faktorë si parazgjedhje për 150 milionë përdorues të Google që nuk e përdornin aktualisht shërbimin dhe për të kërkuar që 2 milionë krijues të YouTube ta përdorin atë. Në postimin e fundit, Google thotë se ka parë një rënie prej 50% të llogarive që janë sulmuar nga hakerat në atë grup përdoruesish testues.

Lexo edhe: Google do të investojë 1 miliard dollarë në Bharti Airtel, operatorin e telekomunikacionit të Indisë

Strategjia tregon fuqinë e një gjiganti teknologjik si Google për të ofruar siguri, si parazgjedhje dhe përshtatet në një projekt shumëvjeçar për të çuar përdoruesit drejt një modeli më të fortë sigurie – duke synuar përfundimisht një të ardhme pa fjalëkalime, sipas një postimi tjetër në blog të publikuar nga kompania vitin e kaluar.

Verifikimi me dy faktorë, ose “verifikimi me dy hapa” (2SV) siç e thotë Google, është një shtyllë thelbësore e kësaj strategjie, pasi siguria e llogarisë rritet ndjeshëm nga kërkesa për një artikull fizik si një çelës sigurie ose telefon për të marr kodet përmes aplikacionit ose SMS. Por historikisht, problemi ka qenë ai i informimit dhe vënies në jetë nga përdoruesit.

The Verge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0