Google shkëmben personin me ngjyrë për majmun, duke nxjerr në pah problemet me algoritmet - Business Magazine Albania

Google shkëmben personin me ngjyrë për majmun, duke nxjerr në pah problemet me algoritmet

Inteligjenca artificiale ka ndryshuar dhe shpesh herë përmirësuar ndjeshëm shërbimin e aplikacioneve më të përdorura, qoftë edhe rrjetet sociale.

Por kjo teknologji jo vetëm është “artificiale”, por edhe larg perfeksionit, dhe nuk mungojnë gafat, ku disa prej tyre mund të jenë të pafalshme, duke krijuar polemika. Si në rastin e një video krejtësisht normale të botuar nga e përditshmja britanike Daily Mail, që pasqyronte një debat të një personi me ngjyrë me disa persona të bardhë dhe agjentë policie.

Por të gjithë atyre që videon e shihnin nga platforma e Facebook, në fund të saj iu shfaq tabela që zakonisht drejton në materiale të përafërta për sa i përket tematikave. Vetëm se kësaj radhe, efekti ishte shokues. “Shihni video të tjerë me majmunë”, ishte fjalia që dilte në ekran, dhe që shkaktoi menjëherë sinjalizimet e mijëra personave, me të drejtë të ofenduar.

Normalisht, gafa nuk ka të bëj me racizëm. Thjesht inteligjenca artificiale e Facebook nuk identifikoi në mënyrë korrekte personin me ngjyrë. Kompania  e Marc Zuckenberg hapi menjëherë një hetim të brendshëm duke siguruar se gabime të tilla nuk do të ndodhin më, me përditësimin e sistemit.

Por problemet e identifikimit të sistemeve që përdorin inteligjencën artificiale për identifikimin e personave me ngjyrë ka krijuar probleme edhe më të mëdha. Në 2019, një 31-vjeçar nga Nju Xhersi, Nijeer Parks u identifikua gabimisht si autori i krimi, dhe u arrestua duke mbetur 10 ditë në qeli. Ose si në rastin e Google, në 2015, që në sistemin e saj të sigurisë identifikoi një çift me ngjyrë si gorilla.

WSJ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0