Google prezanton sistemin e ri për të përcaktuar rregullat e distancimit social - Business Magazine Albania

Google prezanton sistemin e ri për të përcaktuar rregullat e distancimit social

Të gjithë jemi duke u përshtatur në një mënyrë të re jetese, atë të distancimit social. Për këtë arsye, në ndihmë ka ardhur edhe Google, që ka prezantuar një sistem të ri që përfshinë “realitetin e shtuar”, për të përcaktuar distancën prej së paku dy metrash.

Sodar quhet ky inovacion eksperimental, prodhuar nga bashkëpunimi i Experiment dhe Google. Kjo pajisje përdor sistemin WebXR për të krijuar distancën prej dy metrash, duke përdorur ekranin e telefonit tuaj.

“Me anë të kësaj teknologjie, përcaktohet limiti deri ku mund të lëvizet nëpër ambientin ku ndodhet përdoruesi. Sodar, që mbështetet nga pajisja telefonike, krijon rreth jush një diametër prej dy metrash”, thuhet në njoftimin e bërë nga kompania në Twitter.

Ky sistem është në dispozicion vetëm përdoruesit e Android. Për ta përdorur si aplikacion duhet të vizitoni sodar.withgoogle.com, në telefonin tuaj. Pasi ta keni shkarkuar duhet ta vendosni kamerën, që të shikoni në ekran limitin e caktuar deri ku mund të afroheni. Ka disa diskutime rreth distancës prej dy metrash. Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se distanca prej një metri është e sigurt, por qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rekomandon distancën prej dy metrash.

MASHABLE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0